Drejt internetit satelitor me shpejtësi të lartë - Business Magazine Albania

Drejt internetit satelitor me shpejtësi të lartë

internet

Faza e testimit të Starlink do të përmbyllet në muajinTetor, sipas themeluesit të “Space X”, Elon Musk. Starlink është shërbimi i internetit satelitor, që duhet të ofrojë një lidhje me shpejtësi të lartë në çdo vend të botës, edhe në zonat më të paaksesueshme, duke anashkaluar infrastrukturat tokësore.

Deri më sot “Space X” ka hedhur në orbitë 1740 satelitë Starlink dhe faza beta, apo e thënë ndryshe e testimit, është fokusuar në Amerikën e Veriut dhe disa pjesë të Evropës.

E ardhmja e Starlink, për të patur një mbulim më të plotë, parashikon instalimin edhe të shumë satelitëve të tjerë. E gjitha infrastruktura është për internetin pa limit kudo, për fushën e telekomunikacionit, por mbi të gjitha për një pushtet absolut edhe në orbitë.

Fast Company

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0