DreamLab, aplikacioni nga Vodafone që ju ndihmon të luftoni kancerin

DreamLab, aplikacioni nga Vodafone që ju ndihmon të luftoni kancerin


Çdo dy minuta një person në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohet me kancer. Risku për të patur një sëmundje kancerogjene është rritur nga 1 në 2. Për këtë arsye, Fondacioni Vodafone po kërkon që përdoruesit e smartphone-ëve në Mbretërinë e Bashkuar të bashkohen për të luftuar këtë sëmundje përmes aplikacionit “DreamLab”.

Ja si funksionon ai:

DreamLab është i disponueshëm për Android dhe iOS. E vetmja gjë që duhet të bëni është ta lini telefonin tuaj në karikim ndërkohë që jeni në gjumë. Falë një bashkëpunimi mes Fondacionit Vodafone dhe studiuesve në Imperial College London, procesi i karikimit të telefonit tuaj do të përdoret për të asistuar në një projekt që synon të përshpejtoj gjetjen e ilaçeve efektive për kancerin.

DreamLab do të përdoret nga një projekt kërkimor rreth kancerit i drejtuar nga Dr. Kirill Veselkov, pedadog në departamentin e Kirurgjisë dhe Kancerit në Kolegjin Imperial, Fakulteti i Mjekësisë. Ky projekt, i quajtur DRUGS (Ripozicionimi i ilaçeve duke përdorur rrjetet e smartphone-ëve), kërkon të gjejë përdorues të rinj dhe kombinime më efektive për ilaçet ekzistuese që janë përshtatur për përbërjen genomike të kancerit.

Dr. Veselkov dhe skuadra e tij kanë krijuar një alegoritëm që mbledh shumë të dhëna dhe i ndan ato në sektorë të menaxhueshëm, në mënyrë që miliona kalkulime të realizohen duke përdorur aplikacionin DreamLab. Këto llogaritje do të vlerësojnë efektet e ilaçeve që përdoren për tipe të ndryshëm të kancerit. Në planin afatgjatë, studiuesit besojnë se puna e tyre mund të gjejë kombinime të reja të barnave të kancerit dhe mundësimin e trajtimeve të përshtatura për pacientët.

Duke përdorur DreamLab, studiuesit në Imperial do të jenë në gjendje të realizojnë llogaritjet e tyre më shpejt, sesa me një desktop kompjuteri me një procesor eight-core. Edhe nëse ky desktop do të operonte 24 orë në ditë, atij sërish do t’i duheshin 300 vjet për të procesuar të dhënat. Një rrjet prej 100,000 smartphone-ësh që vepron gjashtë orë në natë, do ta përfundonte këtë punë brenda tre muajve.

Ju mund ta shkarkoni DreamLab në App store për Ios, dhe në GooglePlay për Android.

/Vodafone

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0