Dr Javier Bajer, arkitekt kulturor, është folësi i ri i Samitit LEAP 2017 - Business Magazine Albania

Dr Javier Bajer, arkitekt kulturor, është folësi i ri i Samitit LEAP 2017


Ekipi organizues i Samitit LEAP 2017, një nga konferencat rinore më të mëdha në Europë, e cila do të mbahet në datat 11-13 Maj, në Zagreb, Kroaci ka shpallur folësin e ri të Samitit LEAP 2017 – Javier Bajer, Arkitekt kulturor i cili 20 vitet e fundit i ka kaluar duke ndihmuar organizata dhe qytete për të ndryshuar zakonet e vjetra, duke krijuar një strategji të re zhvillimi.

Me arsyetimet teorike dhe praktike te cilat i bëjnë njerëzit të angazhohen dhe të sillen në mënyra të caktuara, Javier krijon ndërhyrje fitimprurëse që prodhojnë ndryshim në kohë rekord. Javier ka qenë CEO dhe themelues i Fondacionit të Talenteve (The Talent Foundation) dhe një ish-ekzekutiv i lartë në Accenture në Londër. Ai punon me një gamë të gjerë organizatash ndërkombëtare, duke filluar nga HSBC në Buckingham Palace, deri në qytetin e Buenos Aires.

Ai është një person aktiv në RSA, kryeredaktor për Rishikimin Strategjik të Burimeve Njerëzore, profesor i ndryshimeve kulturore në “Universidad de San Andrés” dhe një partner i jashtëm në Shkollën e Biznesit në “Universitetin e Surrey”. Javier ka një diplomë doktorature për Ndryshimin e Sjelljes (Behavioural Change) dhe një master shkencor në Neurosciences. Stili i tij i të folurit e shtyn audiencën të mendojë ndryshe, jo vetëm për organizatat e tyre por dhe për veten. Pjesëmarrësit stimolohen të veprojnë menjëherë pas eventitt.

dr-javier-bajer-arkitekt-kulturor-eshte-folesi-i-ri-i-samitit-leap-2017

Organizatorët e Samitit LEAP do të prezantojnë më shumë folës në javët në vazhdim.

Biletat e Samitit LEAP 2017 i gjeni në faqen zyrtare të konferencës, në http://www.leapsummit.com/.

Çmimi i plotë i biletës është 200€.

Biletat e konferencës së Samitit LEAP përfshijnë: akses të plotë për 3 ditët e konferencës, akses në të 5 fazat, fjalime fantastike nga folës të njohur botërisht, akses në workshop-e, akses i plotë në të gjitha eventet Networking – ku do të njihni njerëz nga e gjithë bota, seanca me Mikrofon të hapur + Takime të shpejta dhe mundësi bisedimi me kompani dhe folës, materiale dhe pije freskuese, Çertifikatë Pjesëmarrjeje, Akses në sallën e ekspozitave, Akses në sallën e pritjes, program i pasur jo-formal, akses në takimin hapës “LEAP Attendees”, akses në eventet para dhe pas konferencës.

Samiti LEAP është një konferencë ndërkombëtare që mbledh më shumë se 1000 student ndërkombëtar, profesionistë të rinj dhe sipërmarrës të rinj që janë krijues të trendeve dhe drejtues të shquar në komunitetet e tyre. Ky është një event 3 ditor, i dizenjuar për individë të cilët duan të ndryshojnë botën dhe të krjojnë të ardhmen. Samiti LEAP 2017 do të zhvillohet gjatë periudhës 11 dhe 13 Maj 2017 në ambjentin e “Student Center” në Zagreb. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2016 nga HUKI, HUKI është një organizatë ndërkombëtare që i dedikohet promovimit të kulturës së sipërmarrjes dhe edukimit rreth qasjeve kreative dhe inovative për zgjidhjen e sfidave të botës reale në komunitetet lokale.

Për më shumë informacion klikoni në faqen zyrtare të Samitit LEAP: http://www.leapsummit.com/, faqen e Facebook https://www.facebook.com/LeapSummitZagreb dhe Twitter https://twitter.com/LeapSummitZg.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0