DPT vë në zbatim planin e masave për Fiskalizimin - Business Magazine Albania

DPT vë në zbatim planin e masave për Fiskalizimin

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve vijon me zbatimin e planit të masave për Fiskalizimin dhe ka informuar të gjithë tatimpaguesit se prej datës 1 shtator do të vijojë zbatimi i këtij plani për informimin dhe ofrimin e asistencës në vendet e ushtrimit të aktivitetit me qëllim përmbushjen e detyrimit ligjor për fiskalizimin e transaksioneve me para në dorë.

Ky plan do të zbatohet prej datës 1 shtator, për një periudhë tre mujore, gjatë së cilës punonjës të trajnuar do të ofrojnë ndihmën e tyre.

Ne njoftimin e bërë nga DPT janë të listuara edhe ndihma që grupet e informimit do të ofrojnë, ndërsa jepen edhe datat e caktuara për secilën Drejtori Rajonale në vend.

Njoftimi i plotë:

Asistencë në vendin e ushtrimit të aktivitetit, DPT vijon zbatimin e planit të masave për Fiskalizimin.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informon tatimpaguesit se prej datës 1 Shtator do të vijojë zbatimi i planit të masave për informimin dhe ofrimin e asistencës në vendet e ushtrimit të aktivitetit të tatimpaguesve, me qëllim përmbushjen e detyrimit ligjor për fiskalizimin e transaksioneve me para në dorë, në zbatim të ligjit Nr.87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, i ndryshuar.

Ky plan masash do të zbatohet prej datës 1 Shtator e në vijim, për një periudhe 3-mujore, gjatë së cilës punonjës të trajnuar të Administratës Tatimore do të ofrojnë ndihmën e tyre për tatimpaguesit për të plotësuar disa hapa të nevojshëm dhe të domosdoshëm për procesin e Fiskalizimit.

Ndihma që do t’iu ofrohet tatimpaguesve, gjatë vizitave nga grupet e informimit, ka të bëjë me:

  • Krijimin e llogarisë në portalin e-Albania (nëse nuk disponojnë një të tillë).
  • Aplikimin për certifikatë elektronike.
  • Ngarkimin e certifikatës elektronike në Portalin Self-Care.
  • Regjistrimin e të dhënave të biznesit në Portalin Self-Care
  • Informacion të thjeshtuar për Fiskalizimin, mënyrën e lëshimit të faturave, pajisjet fiskale që mund të përshtaten, kompanitë që ofrojnë zgjidhje softuerike të certifikuara etj.

Sipas kalendarit të mëposhtëm vizitat në vendet e ushtrimit të aktivitetit të tatimpaguesve, kryesisht të biznesit të vogël do të kryhen:

  • 1 Shtator – 30 Nëntor në Drejtoritë Rajonale Tatimore Tiranë.
  • 1 – 15 Shtator në DRT Kukës dhe Berat.
  • 1 – 30 Shtator në DRT Elbasan.
  • 16 Shtator – 15 Nëntor në DRT Gjirokastër.
  • 1 Tetor – 15 Nëntor në DRT Durrës.
  • 1 – 31 Tetor në DRT Shkodër dhe Fier.
  • 16 – 30 Tetor në DRT Dibër.
  • 16 Tetor – 30 Nëntor në DRT Vlorë.
  • 1 – 30 Nëntor në DRT Korçë, Sarandë dhe Lezhë.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të vazhdojë të ketë një qasje sensibilizuese dhe këshilluese, për të gjitha subjektet gjatë gjithë vitit 2021 përsa i përket Fiskalizmit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0