Nuk është e nevojshme të merrni 100 herë në telefon ose të keni “mik”!
Tashmë është lançuar një shërbim i ri për qytetarët që përballen çdo ditë me DPSHTRR-në! Rreth 115,000 qytetarë në vit marrin kartonin e ri të Leje Drejtimit, për herë të parë dhe për rinovimet, çdo kategori Leje Drejtimi, pranë 12 drejtorive rajonale dhe 16 nënzyrave anembanë vendit, proes i cili zgjat nga 1-3 ditë pas aplikimit. Përjashtim bën vetëm qyteti i Tiranës ku ky shërbim mundësohet brenda 30 minutave.
Për të eliminuar çdo vonesë përtej afateve të programuara dhe çdo risk spekullimi potencial prej: A erdhi? Pse s’erdhi? A ma shikon pak? A të jap ndonjë gjë të ma sjellësh shpejt, a të kap ndonjë mik a sekser apo ndonjë ndërhyrje të kësaj natyre, DPSHTRR sjell modulin e ri online “GJURMO LEJE DREJTIMIN” në www.dpshtrr.gov.al ku çdo i interesuar verifikon në kohë reale prodhimin dhe dërgimin e Leje Drejtimit të ri në rajonalen apo nënzyrën përkatëse! Kështu i vjen në ndihmë qytetarëve ky shërbim që të mos bëhen pre e vonesave dhe burokracive, por edhe të disiplinohen me shërbimin për shpërndarje brenda afateve.
Brenda muajit Shkurt do të përfshihen edhe kartonat e CAP, si edhe do të ndërveprohet në vijim edhe me e-albania për pop-up informativ në llogarinë e qytetarit për dokumentat e reja nga DPSHTRR.
Për arsye sigurie personalizimi i Leje Drejtimit kryhet nga Njësia përkatëse në Tiranë dhe kjo e bën të pashmangshme shpërndarjen pas 1-2-3 ditëve në qytetet e tjera sipas largësisë dhe korrierit! Synimi është që të mos zvarritet asnjë qytetar dhe të luftohet çdo tentativë korruptive apo akt abuziv!
Videon informuese mund ta ndiqni në:
Për çdo informacion informohuni dhe drejtohuni në faqen tonë zyrtare: www.dpshtrr.gov.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto