Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, DPSHTRR ka bërë me dije risinë mbi ‘lejen e re të qarkullimit të mjeteve rrugore’ e cila është në përputhje me direktivat EU (e njëjtëvsi cilësi/siguri me modelin gjerman).
DPSHTRR ka njoftuar gjithashtu se qytetarët e subjektet që do të kursejnë 30% nga tarifa ekzistuese (2100 Lekë do të kushtojë Leja e re, nga 3000 Lekë që paguhet për dokumentet aktuale të mjetit), por jo vetëm:
- Eliminohet certifikata e pronësisë;
- Hiqen vulat e kontrollit teknik (kolaudimit) nga dokumenti i ri duke e bërë “të mos skadojë” për mungesë hapësirë vulash;
- Eliminohet nevoja për Leje Ndërkombëtare mjeti, sepse dokumenti i ri vjen me format e kode universale.
Prokati i ri del me 10 elemente sigurie dhe me material NEOBOND që nuk dëmtohet nga lagia e me rezistencë ndaj grisjes si edhe me QR Code, njofton DPSHTRR.
DPSHTRR ka bërë me dije se leja e re lëshohet për regjistrimet e reja dhe për këdo që dëshiron ta zëvendësojë. Nuk është e detyrueshme për mbajtësit e lejes aktuale deri në dëmtim, humbje apo skadim të saj. Përfitojnë rreth 150 mijë aplikues në vit. Personalizimi i lejes së re realizohet me puntim që nuk lejon falsifikimet.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto