DPSHTRR njofton risinë më të fundit - Lejen e re të qarkullimit të mjeteve rrugore, sipas direktivave EU - Business Magazine Albania

DPSHTRR njofton risinë më të fundit – Lejen e re të qarkullimit të mjeteve rrugore, sipas direktivave EU

mjeteve rrugore

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, DPSHTRR ka bërë me dije risinë mbi ‘lejen e re të qarkullimit të mjeteve rrugore’ e cila është në përputhje me direktivat EU (e njëjtëvsi cilësi/siguri me modelin gjerman).

DPSHTRR ka njoftuar gjithashtu se qytetarët e subjektet që do të kursejnë 30% nga tarifa ekzistuese (2100 Lekë do të kushtojë Leja e re, nga 3000 Lekë që paguhet për dokumentet aktuale të mjetit), por jo vetëm:

  • Eliminohet certifikata e pronësisë;
  • Hiqen vulat e kontrollit teknik (kolaudimit) nga dokumenti i ri duke e bërë “të mos skadojë” për mungesë hapësirë vulash;
  • Eliminohet nevoja për Leje Ndërkombëtare mjeti, sepse dokumenti i ri vjen me format e kode universale.

Prokati i ri del me 10 elemente sigurie dhe me material NEOBOND që nuk dëmtohet nga lagia e me rezistencë ndaj grisjes si edhe me QR Code, njofton DPSHTRR.

DPSHTRR ka bërë me dije se leja e re lëshohet për regjistrimet e reja dhe për këdo që dëshiron ta zëvendësojë. Nuk është e detyrueshme për mbajtësit e lejes aktuale deri në dëmtim, humbje apo skadim të saj. Përfitojnë rreth 150 mijë aplikues në vit. Personalizimi i lejes së re realizohet me puntim që nuk lejon falsifikimet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0