Dorian Kane: Shqipëria ende e papërgatitur për stablecoins dhe kriptomonedhat - Business Magazine Albania

Dorian Kane: Shqipëria ende e papërgatitur për stablecoins dhe kriptomonedhat

Në arenën globale të financave digjitale, stablecoins dhe koncepti i euros digjitale janë dy nga temat më diskutuara, secila me potencialin dhe sfidat e veta. Stablecoins janë monedha kripto që lidhen me vlerën e një monedhe  reale(si dollari apo euro), qëllimi i tyre është të ruajnë stabilitet çmimi dhe të ofrojnë një alternativë për pagesat dhe transfertat me më pak luhatshmëri sesa bitcoin apo kriptovaluta të tjera. Sipas raportimeve të mediave amerikane, kapitalizimi i stablecoins aktualisht tejkalon 250 miliardë dollarë, dhe afërsisht 99% e tyre janë të lidhura ngushtë me dollarin amerikan. 

Koncepti i euros digjitale është në zhvillim; nuk është ende një realitet i shpërndarë masivisht, por është pjesë integrale e debatit brenda Bashkimit Evropian dhe bankave qendrore. Ideja është që kjo formë digjitale e euros të funksionojë si para elektronike që mund të përdoret për pagesa të përditshme dhe ndërkufitare, duke ruajtur besueshmërinë dhe stabilitetin që ofron monedha euro.

Po si qendron Shqipëria në raport me këto zhvillime ndërkombëtare? Eksperti i kriptos Dorian Kane e sheh tregun vendas si të papërgatitur për momentin, por jo pa mundësi për t’u rritur. “Tregu shqiptar është ende i papërgatitur për stablecoins dhe kriptomonedha. Ne jemi akoma në një ekonomi ku cash-i mbizotëron, dhe diskutimet mbi metoda alternative pagesash janë shumë pas hapave që ka bërë bota.” Ai shton se sistemi bankar nuk ka investuar mjaftueshëm në infrastrukturë digjitale, dhe përdorimi i kartave apo i “smartphone wallets” është ende i kufizuar.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0