Doganat, gushti, 22 milione dollare me shume se vjet - Business Magazine Albania

Doganat, gushti, 22 milione dollare me shume se vjet


TIRANE- Administrata Doganore ben me dije se në muajin Gusht 2014 arrin një ndër shifrat më të larta në vite dhe më të lartën në vitin 2014, duke arkëtuar 14,707 miliardë Lekë, ose 2,251 miliardë Lekë (22 milionë USD) më shumë se Gushti i vitit 2013.

Sipas nje deklarate per media, Doganat njoftojne se Muaji Gusht 2014 karakterizohet nga rritja e ndjeshme e zhdoganimit të mallrave kryesore te akcizës, si karburante, cigare, birre.

“Ky trend me rritje do të karakterizojë administratën doganore dhe në muajt në vazhdim, ndërkohë që po vazhdohet me insistim lufta kundër kontrabandës, evazionit fiskal si dhe shfaqjeve korruptive. Gjithashtu pavarësisht rezultateve shume pozitive te arritura gjatë fushatës se ndërmarrë mbi mallrat e akcizës, kjo fushë do të mbetet prioritare në veprimtarinë e strukturave doganore”- theksohet ne njoftim.

Karburante – në muajin Gusht 2014 u zhdoganuan 55038 ton përkundrejt 43729 ton të zhdoganuara në muajin Gusht të vitit paraardhës me një rritje prej 25.9%

Cigare – në muajin Gusht 2014 u zhdoganuan 344.17 ton përkundrejt 302.20 ton te zhdoganuara në muajin Gusht të vitit paraardhës me një rritje prej 13.9%

Birrë – prodhimi vendas, në muajin Gusht 2014, u zhdoganuan 7122 h/l përkundrejt 6066 h/l të zhdoganuara në muajin Gusht të vitit paraardhës, me një rritje prej 17.4%

Për periudhën Tetor 2013 – Gusht 2014 janë arkëtuar 138,7 miliardë Lekë nga 122,8 miliardë Lekë të arkëtuara në të njëjtën periudhë paraardhëse, me një rritje prej 15,9 miliardë Lekë, ose 13% më shumë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0