Tirane- Drejtoria e Doganave dhe ajo e Tatimeve kane firmosur sot nje marrveshje bashkepunimi te shtrire ne tre shtylla , me qellim per te zhdukur informalitetin dhe evazionin fiskal
Tre shtyllat ku bazohet marrveshja jane: Shkembimi i Informacioneve ,kontrollet e perbashketa te dy institucioneve,dhe mbledhja e detyrimeve te prapambetura.
Ne fjalen e saj , drejtoresha e Doganave , Elisa Spiropali deklaroi ” Se kjo marrveshje ka per qellim te parandaloj evazionin fiskal nepermjet zhvillimit te analizave te riskut te perbashket. Do bejme kontrolle te perbashketa,per te evidentuar operatoret qe nuk kane paguar taksat”
Ndersa Drejtoresha e Tatimeve,Briseida Shehu u shpreh se ,” Kemi bere nje pune njevjecare per te arritur kete marrveshje.Kemi kontrolluar mbi 4 mije subjekte. Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit fiskal eshte prioriteti kryesor qe kemi per vitin2015.
Burimi :Balkanweb
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto