Doganat njoftuan se te ardhurat e grumbulluara ne Tetor ishin 12 perqind me te larta, se sa i njejti muaj i vitit te kaluar.
Permes nje njoftimi zyrtar, Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ben te ditur se, muajin qe lame pas u arketuan 14 miliarde e 815 milione leke ne total, duke realizuar keshtu planin e vendosur ne buxhet.
Ne njoftimin e shperndare per mediat, administrata doganore ben nje krahasim edhe per gjithe periudhen 13-mujore te drejtimit te ri, krahasuar me qeverisjen e meparshme.
Sipas shifrave, gjate kesaj kohe, ne total administrata doganore ka arketuar 20 miliarde leke ose 200 milione dollare me shume se qeverisja e kaluar, çka sipas doganave perben nje rekord historik.
Top Channel
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto