Dogana shqiptare publikon kriteret që bizneset duhet të përmbushin për të përfituar statusin e OEA - Business Magazine Albania

Dogana shqiptare publikon kriteret që bizneset duhet të përmbushin për të përfituar statusin e OEA

dogana shqiptare

Dogana shqiptare ka publikuar informacionin e nevojshëm në lidhje me kriteret dhe detajet mbi statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar.

Operatori Ekonomik i Autorizuar është një status i lëshuar për “tregtarët me besueshmëri” të cilët mund të përfitojnë nga shumë thjeshtime doganore.

Ato që bizneset duhet të kenë parasysh janë:

Përfitimet e statusit të OEA-ve

a) Një trajtim më i favorshëm në lidhje me vlerësimin e riskut dhe kontrollet:

  • Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë;
  • Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor;
  • Mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganës.

b) Një akses i thjeshtuar apo ekskluziv për disa thjeshtime doganore:

  • Reduktim i nivelit të garancisë apo përjashtim nga garancia;
  • Thjeshtime në transit;
  • Thjeshtime në vlerë;
  • Autorizim për deklarata të thjeshtuara etj.

c) Marrëveshje për njohje të përbashkët me shtete të tjera.

Kriteret e OEA -ve

Sipas llojit të autorizimit të kërkuar (thjeshtimet doganore apo të sigurisë dhe mbrojtjes), aplikuesi duhet të përmbushë disa kritere:

  • Të mos ketë kryer shkelje të rënda apo të përseritura të legjislacionit doganor dhe rregullave tatimore;
  • Të ketë një sistem menaxhimi tregtar, dhe nëse është e nevojshme regjistra transporti, të cilat lejojnë kryerjen e kontrolleve doganore të përshtatshme;
  • Të ketë aftësi të mira paguese;
  • Te ketë standarte praktike dhe kompetenca ose kualifikime profesionale (OEA-D)

Për statusin e OEA-S, standarde sigurie dhe mbrojtje të përshtatshme:

  • Masat e duhura per sigurinë e zinxhirit tregtar
  • Integriteti fizik dhe kontroll të aksesit
  • Procese logjistike dhe trajtime për lloje të ndryshme mallrash
  • Personel i përgjegjshëm dhe identifikim i partnerëve të biznesit

Një OEA-S përfiton lehtësira në kontrolle gjatë hyrje – daljeve të mallrava në territorin shqiptar

Për më shumë informacion klikoni në linkun: http://www.dogana.gov.al/c/170/284/operatoret-ekonomike-te-autorizuar

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0