Djali i Michael Schumacher pjesë e garave të Formula 1

Djali i Michael Schumacher pjesë e garave të Formula 1

Michael Schumacher

Djali i pilotit të mirënjohur Michael Schumacher, Mick, pritet të kryejë garën e parë në Formulën 1 fundjavën e ardhshme.

Më 11 tetor, 21-vjeçari do të debutojë në Eifel Grand Prix që zhvillohet në pistën e Nurburngring në Gjermani me një makinë Alfa Romeo. Bashkë me të do të jetë edhe Callum Ilott që do të garojë me makinë Haas. Të dy janë pilotë të akademisë së Ferrarit.

Mick e ndau në rrjetet sociale gëzimin e tij për sa i përket kësaj mundësie, e cila i ofrohet në shtëpi. Ai falënderoi skuadrën e Ferrarit dhe Alfa Romeos për mundësinë.

Fakti që Mick do të garojë në Nurburgring ka shumë domethënie. I ati, Michael, shtatë herë kampion bote në Formulën 1, pesë tituj prej së cilave me Ferrarin në fillim vitet 2000, konsiderohet një nga sportistët më të ndjekur në Gjermani dhe ndër më të suksesshmit në garat e njëvendësheve. Ai aktualisht mbetet në gjendje jo të mirë shëndetësore, që prej aksidentit që pësoi në vitin 2013 teksa ushtrohej për ski, shkruan The Guardian.

Mick për momentin garon për Prema Racing në Formula 2, një kategori më e vogël, ku kryesisht angazhohen të rinjtë. Me këtë skuadër ai ka zhvilluar 44 gara, prej së cilave 11 i ka mbyllur në podium, tre në vend të parë. Ai konsiderohet talent si i ati me një të ardhme në botën e automobilizmit, ndërkohë që ndjekësit e Ferrarit shpresojnë që atij t’i jepet mundësia që, pse jo, nga viti tjetër të garojë për kokëkuqen.

Përveç Mick dhe Callum, Ferrari ka në diskutim edhe një pilot të tretë nga akademia, Robert Shwartzman, i cili do të provojë një makinë të Formulës 1 në Abu Dhabi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0