DiVA shënon një kapitull të ri për Shqipërinë... - Business Magazine Albania

DiVA shënon një kapitull të ri për Shqipërinë drejt programit digjital të Europës

Digital Valley Albania (DiVA), Qendra e Parë Europiane për Inovacionin Digjital (EDIH) në Shqipëri, u lançua zyrtarisht më 7 shkurt 2025 gjatë një eventi të realizuar pranë ambienteve të Universitetit Metropolitan në Tiranë, Shqipëri. DiVA, një iniciativë e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian (BE), është një projekt i udhëhequr nga një konsorcium partnerësh të spikatur dhe aktorë kryesorë në ekosistemin shqiptar të inovacionit si: Universiteti Metropolitan Tiranë (UMT), ALBICT, DigitSapiens, ABSL Albania, Cyber Morfosis dhe ConsciESG.

Në këtë event nderuan me pjesëmarrjen e tyre aktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë të rëndësishëm të ekosistemit si: Komisioni Europian, Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, GIZ & EU4Innovation, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Startup Albania, Agjencia Kombëtare e Turizmit, Shoqata Shqiptare e Turizmit, ekspertë të turizmit dhe bujqësisë, si dhe ndërmarrje të vogla e të mesme që operojnë në industrinë e turizmit dhe bujqësisë në Shqipëri.

Eventi u çel me fjalët përshëndetëse nga Prof. Dr. Nikolla Civici, Rektor i UMT-së, Z. Andrea Ferrero nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, Znj. Irena Malolli nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Ilva Gjuzi, Zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, Z. Ervin Hajdaraga, Drejtor i Qendrës për Transferim Teknologjik, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Z. Michael Oos, Menaxher Projekti në EU4Innovation.

Gjatë eventit, Z. Livio Rubino, Oficeri i Projektit të BE-së, mori pjesë virtualisht dhe gjatë fjalës së tij përshëndetëse theksoi rëndësinë strategjike të DiVA-s. Të gjithë ftuarit theksuan rëndësinë e kësaj iniciative katërvjeçare për zhvillimin e sektorëve të turizmit dhe bujqësisë përmes digitalizimit.

Më pas, Z. Igli Hakrama nga UMT, Koordinator i DiVA-s, bëri një prezantim të shkurtër mbi objektivat, fazat dhe rezultatet e pritshme të projektit, dhe ftoi të gjitha sipërmarrjet e vogla dhe të mesme që operojnë në fushën e turizmit dhe bujqësisë t’i bashkohen DiVA-s. Eventi përfundoi me një deklaratë të përfaqësuesve të konsorciumit: si Z. Kushtrim Shala, ALBICT, Z. Fation Losha DigitSapiens, Znj. Edlira Martiri, Cyber Morfosis, Znj. Elona Poga, ABSL Shqipëri dhe Znj. Briseida Gjoza ConsciESG, të cilët shprehën angazhimin e tyre për qëndrueshmërinë e projektit dhe dhe për të shfrytëzuar maksimalisht mundësitë e ofruara përgjatë këtij rrugëtimi.

Digital Valley Albania (DiVA) është një iniciativë katërvjeçare që synon përshpejtimin e transformimit digjital të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme shqiptare që operojnë në industrinë e turizmit dhe bujqësisë. Duke integruar teknologji të avancuara si Inteligjenca Artificiale dhe Siguria Kibernetike, DiVA synon të forcojë kompetencat digjitale dhe të përmirësojë standardet Mjedisore, Sociale dhe të Qeverisjes (ESG), në përputhje me prioritetet kombëtare të Shqipërisë dhe objektivat e BE-së për digitalizimin. DiVA ndërton një urë midis hendekut digjital aktual duke ofruar shërbime si testim teknologjik, trajnime të avancuara për aftësitë digjitale, mbështetje mbi investimet dhe akses në ekosisteme inovative. DiVA është e përkushtuar të ndryshojë ekonominë dhe konkurrencën në industritë kyçe të Shqipërisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0