Ditët e Librit tek Qendra Toptani kthehet në traditë - Business Magazine Albania

Ditët e Librit tek Qendra Toptani kthehet në traditë

Ditët e Librit

Shkruar nga Albert Gjoka, Menaxher i Bukinist

Platforma më e madhe online, Bukinist.al dhe “Toptani Shopping Center” organizojnë më 31 mars – 23 prill 2023 panairin e librit në zemër të kryeqytetit: Oferta ekskluzive, takime me autorët, quize dhe shpallja e cmimeve për librin më të mirë të vitit 2022: Të gjitha suprizat do të përcillen edhe online tek Bukinist.al

Tashmë, “Ditët e librit” po kthehet në një traditë të bukur librore dhe kulturore. Platforma më e madhe online e librit shqip, “Bukinist.al” dhe qendra tregtare “Toptani Shopping Center”, pjesë e “Gener 2” kanë vendosur të organizojnë bashkërisht për herë të dytë këtë panair libri, i cili përkon me Ditën Botërore të Librit për Fëmijë (më 2 prill) dhe me Ditën Botërore të Librit (më 23 prill).

“Ditët e librit” dhe platforma Bukinist.al çmohen nga lexuesit për ofertat ekskluzive, ku kësaj radhe do të jenë mbi 110 libra cilësorë në ofertë 20-40% online tek Bukinist.al dhe tek mjediset e panairit dhe për këtë ne falënderojmë përzemërisht të gjithë botuesit që na kanë mbështetur në këtë drejtim.

Edhe në edicionin e këtij viti do të ketë shumë surpriza të tjera, të cilët janë për lexuesit, por edhe për autorët shqiptarë, sepse prilli është muaji i shkrimtarëve.

A e dini se Shqipëria për herë të parë ka fituar çmimin e madh “Hans Christian Andersen”, me përrallat e përkthyera nga Klodian Briçi dhe botuar në mënyrë profesionale nga “Albas”?! Ky çmim do të jepet me datën 2 prill në Danimarkë. Edhe ne do ta festojmë këtë ngjarje të madhe për kulturën shqiptare këtu, në Tiranë, në mjediset e panairit tonë: Teksa përkthyesi Briçi dhe botuesja Rita Petro do të jenë në Kopenhagë duke marrë çmimin në ditën botërore që nderon  Andersenin, më 2 prill, ne do ta ndajmë këtë ngjarje me lexuesit e vegjël dhe do të sjellim në ofertë botimin special “Përrallat e Andersenit”.

Pra, “Ditët e Librit” do të jetë festa e madhe 3-javore për autorët të cilët kanë mundësi të takojnë lexuesit e tyre dhe të ndajnë autografe.

Kësaj radhe autori i muajit do të jetë Uilliam Shekspiri, për të cilin shtëpia botuese “Argeta LMG” do të sjellë krijimtarinë e plotë, të përkthyer mjeshtrisht nga Skënder Luarasi. Pjesë e botimeve do të jetë edhe pakoja magjike me 10-vëllime, e cila mund të jetë një zgjidhje fantastike për dhuratë për shekspirdashësit.

Lexo: Një libër financiar për fëmijë në Kindle nga Fation Ceka

Këtë vit mes autorëve shqiptarë që kemi përzgjedhur janë Ismail KadareMartin Camaj dhe Rudina Çupi, një autore e njohur e letërsisë bashkëkohore shqiptare për fëmijë. Të paktën 12 titujt e saj do t’i gjeni në ofertë në stendat e panairit tonë, së bashku me autoren e cila do të jetë në pritje të takimeve me lexuesit e vegjël.

Nuk ka sesi të mungojë në evente të tilla edhe krijimtaria e “mbretëreshës së bestseller-it”, Colleen Hoover, hedhur në qarkullim nga Botimet Living, e cila do të jetë në ofertë speciale përgjatë 24 ditëve të këtij panairi.

Edhe seria e botimeve të biznesit, shkruar nga mentori i shquar i financave personale dhe investimeve, Robert Kiyosaki do të jetë në një kënd të përzgjedhur. Autorët klasikë si Erich Maria RemarqueFjodor Dostojevski, dhe Gabriel Garcia Marquez do të jenë në fokusin e këtij eventi me veprat e tyre në shqip, të cilat do të jenë me ulje.

Ndërsa autorët bashkëkohorë si Lucinda RileyYuval Noah Harari dhe Paulo Coelho do të jenë në fokus. Ky i fundit vjen me një libër të ri, “Shigjetari” për lexuesit shqiptarë, hedhur në qarkullim nga shtëpia botuese “Toena”. Surprizë e bukur do të jetë edhe prania e librit të Prince Harry, “Spare – Në hije”, botuar nga “Uegen”

Vogëlushët kësaj radhe do të gjejnë në ofertë speciale edhe librat e David Walliamsserinë e Jeronim Stiltonitkapiten Brekushinditaret e Gregut, dhe serinë fatastike të përrallave “1001 netë”. Pjesë e rekomandimeve do të jenë edhe klasikët për fëmijë, të cilët lexuesit e vegjël i gjejnë me ulje -15% tek panairi, por edhe online tek Bukinist.al.

“Ditët e librit” përkon me përmbylljen e votimit për librin për të mirë të vitit 2022 në gjashtë kategoritë: Libri për fëmijëpoezia shqiperomani shqipromani i përkthyer, libri studimor dhe libri i biznesit dhe zhvillimit personal. Më datën 2 prill do të dalë edhe fituesi në garën për librin për fëmijë, ndërsa 5 çmimet e tjera do të shpallen më 23 prill direkt nga mjediset e panairit Ditët e Librit, në “Toptani Shopping Center”.

Përgjatë këtyre javëve do të ketë të ftuar edhe autorë shqiptarë të letërsisë për fëmijë, poetë, romancierë, por edhe autorë të tjerë të librave non-fiction. Nismës tonë i janë bashkuar disa klube libri dhe me këtë rast ftojmë të gjithë të rinjtë që të ndjekin aktivitetet tona.

Së bashku me partnerin tonë strategjik, “Toptani Shopping Center” do të bëjmë edhe lojëra, quize dhe do të ftojmë personalitete publike që të ndajnë mesazhe për të promovuar librin dhe leximin përgjatë gjithë ditëve të panairit.

“Ditët e librit” është nismë e Bukinist.al, si pjesë e Aladini Trade Partner, kompania lider në e-commerce në Shqipëri dhe “Toptani Shopping Center”, e cila i është bashkuar nismës tonë për ta promovuar leximin dhe për ta çuar librin aty ku janë njerëzit.

Mirëutakofshim tek “Ditët e Librit”!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0