Ditët e fundit të mundësisë për mjetet e bizneset me borxhe - Business Magazine Albania

Ditët e fundit të mundësisë për mjetet e bizneset me borxhe


 

Pesë ditët e mbetura janë kritike për çdo drejtues mjeti që nuk ka paguar taksat prej të paktën shtatë vitesh. Ligji i faljes së pjesshme të detyrimeve që hyri në fuqi rreth 9 muaj më parë, mundëson shlyerjen e pjesshme të detyrimeve për automjetet nëse doni t’i mbani ato në qarkullim. Në rast të kundërt me 1 janar, automjeti fshihet nga lista e mjeteve në qarkullim.

Për të mundësuar shlyerjen e detyrimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor mbajti sportelet e hapura edhe të shtunën e kaluar.  Sipas këtij ligji, pronarëve të mjeteve që nuk kanë paguar taksat pas vitit 2011 e në vazhdim, iu falen kamatat në rast se paguajnë të gjitha detyrimet. Mjetet me detyrime të prapambetura janë 140 mijë.

Nëse drejtuesi i mjetit vendos të mos e mbajë më automjetin, atij i falen gjobat dhe taksat, me kusht daljen nga qarkullimi i mjetit.

Nga fshirja e pjesshme e detyrimeve mund të përfitojnë edhe mijëra sipërmarrje që kanë detyrime të prapambetura ndaj tatimeve dhe doganave. Ndër kryesoret në fakt, janë disa ndërmarrje publike që kanë detyrime të tatimit mbi vlerën e shtuar, në fushën e energjisë dhe ujësjellës-kanalizime.

Ditët e fundit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur se rreth 2600 tatimpagues kanë përfituar nga fshirja me kusht e detyrimeve për ato raste kur është paguar i plotë principali për tatimin/kontributin.

Aktualisht po aplikohet faza e katërt e fshirjes automatike të detyrimeve me dhe pa kusht për periudhën para 31 dhjetor 2010 dhe fshirja e detyrimeve tatimore që falen me kusht për periudhat tatimore nga janari 2011 deri në dhjetor 2014.

Nga fshirja automatike janë kompensuar me gjendjen kreditore të TVSH-së dhe të tatimeve të tjera 81,66 mld lekë detyrime tatimore dhe janë fshirë 753,8 mld lekë detyrime të papaguara. Të gjithë tatimpaguesit që kanë përfituar do të gjejnë në llogarinë e tyre elektronike në sistem njoftimin për këtë.

Tatimet  vijojnë t’i bëjnë thirrje biznesit me detyrime të kryejë sa më parë pagesën e principalit për të përfituar fshirjen/shuarjen e detyrimeve të tjera për gjoba dhe interesa të papaguara.

Nisma që pritet të lehtësojë pjesërisht gjendjen e rënduar të borxheve në sipërmarrje, pritet njëkohësisht të sigurojë performancë të mirë të administratës në sigurimin e të ardhurave. Rivlerësimi i pronës në fillim të vitit dhe dy proceset e fshirjes së pjesshme të detyrimeve, kryesisht në gjysmën e dytë të këtij viti, “po i japin dorë” qeverisë të sigurojë objektivin e të ardhurave për këtë vit.

Ndërkohë, fshirja e pjesshme e detyrimeve është kundërshtuar shumë nga disa ekspertë të ekonomisë, pasi sipas tyre, vijon të forcohet precedenti për të shmangur taksat.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0