Kreu i qeverisë shprehet se në fundin e muajit maj mund të dalim nga faza e parë e përballjes dhe “një pjesë e madhe e aktivitetit ekonomik mund të rikthehet në një normalitet të ri dhe shumë njerëz mund të rikthehen në punë, me rregulla të mirëpërcaktuar natyrisht”.
Lexoni: COVID-19, shërohen 45% e të prekurve, 7 të infektuar në 24 orë
Rama ka njoftuar masat lehtësuese që do të hyjnë në fuqi më 13 prill:
- Do të zgjerojmë duke nisur nga e hëna fashën orare të shërbimeve ushqimore, farmaceutike dhe bankare, deri në orën 17:30.
- Do të zgjerojmë brenda javës së ardhshme (nëse kurba e infeksionit do të qëndrojë në trendin aktual) mundësinë e lëvizjes me automjet privat të atyre që punojnë në hapësirën e lejuar të aktivitetit ekonomik.
- Do të miratojmë javën që vjen në parlament risitë e kodit penal / rrugor për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme të epidemisë.
- Do të përgatisim brenda javës tjetër rregulloren e standardeve bazë të sigurisë për njësitë ekonomike të shërbimit që do të hapen në javët e mëtejshme.
Do të publikojmë në fillim të javës së ardhshme, paketën e zgjeruar të mbështetjes financiare, për të lehtësuar drejtpërdrejt:
1) Bizneset e vogla që edhe pse nuk u mbyllën gjatë kësaj periudhe, u goditën ndjeshëm në xhiron e tyre si pasojë e luftës, si për shembull agjenci turistike, rrobaqepësi e mobileri të vogla, hidraulikë, elektriçistë, fizioterapi, kancelari, servise makinash e lavazhe të liçencuar, etj, përfshirë edhe shoferët e taksive e të linjave të transportit urban e punonjësit e tyre.
2) Punonjësit e bizneseve të mëdha, që bazuar në listë-pagesat e fundit të ditës së djeshme, figurojnë të goditur nga lufta në vendin e tyre të punës, të cilëve do t’u sigurojmë mjetet e nevojshme financiare të rezistencës për dyzet ditët vendimtare në vijim – duke mbajtur parasysh se një pjesë e madhe e tyre mund të rikthehen në punë deri në fund të majit dhe se paketa mund të rizgjerohet, sipas dinamikës e nevojave të luftës në 10 ditëshin e fundit të muajit maj.
3) Sektorët e turizmit e të industrisë fason dhe njësitë prodhuese në tërësi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto