Ditë informuese "Make it in Albania" - Thirrje për propozime

Ditë informuese “Make it in Albania” – Thirrje për propozime


GIZ është autorizuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) që të zbatojë programin për “Zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, nxitjen e punësimit dhe arsimin e formimit profesional” në Shqipëri. (ProSEED)

Kjo ditë informuese do të zhvillohet në datën 9 Korrik, në orën 10:00 – 12:30, në ambjentet e Tirana International Hotel, Salla Abret.

Në kuadër të mbështetjes të komponentit “Pjesëmarrja sociale e të rinjve në nevojë dhe grupeve të minoriteteve,” GIZ-ProSEED së bashku me Agjencinë për Zhvillim Rajonal 2 Dibër – Durrës – Tiranë, kanë kënaqësinë të ftojnë organizatat me eksperiencë të shoqërisë civile të këtij rajoni të marrin pjesë në sesionin e informimit mbi “Thirrjen për Propozime”.

Qëllimi i thirrjes për propozime është mbështetja e shoqatave të shoqërisë civile për të zbatuar projekte të vogla që u mundësojnë rinisë dhe grupeve në nevojë të përfshihen në mënyrë aktive dhe të përmirësojnë situatën sociale – ekonomike të tyre dhe të grupeve që ata përfaqësojnë.

Qëllimi i këtij takimi është që të informojë e prezantojë tek OJF-të lokale objektivin, procedurat dhe kërkesat e kësaj thirrje si dhe të nxisë pjesëmarrjen e tyre aktive në aplikim. Thirrja për propozime do të shpallet në datat 23 Korrik – 21 Gusht 2018.

Për më shumë informacion klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0