"Dita pa makina" - transporti i së ardhmes janë makinat elektrike

“Dita pa makina” – transporti i së ardhmes janë makinat elektrike

~5 minuta lexim


Tirana do të jetë qyteti i parë në vend, i cili nis testimin e autobusëve elektrikë në transportin publik urban, por edhe do të revolucionarizojë shërbimin taksi, duke sjellë një qasje të re miqësore ndaj mjedisit me kosto ekonomike shumë më të ulët.

Në “Ditën pa makina” kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në prezantimin e flotës së parë të taksive elektrike në kryeqytet, si dhe të mjeteve të transportit alternativ të lëvizjes, të cilat pritet të ulin nivelin e ndotjes në kryeqytet.

“Në Tiranë, bashkia ka licencuar rreth 800 taksi, të cilat të gjitha bashkë prodhojnë në një vit 3200 ton karbon. Imagjinoni 200 mijë makina dhe 60-70 mijë që vijnë nga rrethet çdo ditë në Tiranë, çfarë ndodh dhe sa mijë ton karbon çlirojnë. Nëse do të udhëtoni me taksi përdorni një nga taksitë elektrike, kanë të njëjtin çmim, por ama i kemi shpëtuar natyrës dhe fëmijëve të këtij qyteti një ndotje të jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se duke filluar nga muaji i ardhshëm, Bashkia e Tiranës do të nisë testimin e  autobusëve elektrikë, ndërsa u kërkoi operatorëve privatë që të zëvendësojnë flotën aktuale të autobusëve, me mjete elektrike.

“Do të fillojmë nga muaji tjetër, fillimisht me një kompani europiane, e pastaj me një kompani kineze, testet për autobusët elektrikë. U kam thënë të 25 operatorëve në Tiranë, kërcënimin s’e keni nga njëri-tjetrin, konkurrencën e keni nga Bashkia e Tiranës, e cila po përgatitet të krijojë një kompani të vetën. Operatorët kanë nënshkruar një kontratë e cila ka një klauzolë, që në çdo moment kur bashkia ka alternativë transportin elektrik ose me hidrogjen, do t’i heqë licencën dikujt që e ka me naftë për ta zëvendësuar me dikë që e ka makinë elektrike. Ndaj mesazhi për operatorët, vraponi blini autobusë elektrikë”, tha ai.

Bashkia e Tiranës është edhe qyteti i parë në vend, i cili ka nisur nga puna për ngritjen e infrastrukturës së nevojshme që do të nxisë përdorimin e automjeteve elektrike duke ngritur pika karikimi në zona të ndryshme. Por krahas automjeteve, Bashkia e Tiranës po vijon punën për ndërtimin e korsive të dedikuara për biçikletat, çfarë ka sjellë dhe trefishim të numrit të përdoruesve të saj.

dita-pa-makina-transporti-se-ardhmes-jane-makinat-elektrike-businessmag

Ndërkohë, kreu i bashkisë bëri të ditur se pas Sheshit “Skënderbej”, edhe Sheshi “Nënë Tereza” do të shndërrohet tërësisht në pedonale për qytetarët. “Po të marrim vendime të drejta, të guximshme, pavarësisht histerisë që shpërthen ndonjëherë nga ca minoranca të zhurmshme, mund t’ia dalim që të kemi një qytet më të mirë, siç është rasti i hapësirave pedonale permanente sikurse është sheshi “Skënderbej”, Pazari i Ri edhe disa zona të tjera më të vogla. Arsyeja pse e fillojmë te sheshi “Nënë Tereza” është se brenda këtij mandati jo vetëm pasditeve gjatë verës, por në kohë të plotë, sheshi “Nënë Tereza” do të kthehet në një hapësirë tjetër pedonale për qytetin. Gjersa kemi pasur duk në ato hapësira që kemi kthyer dhe ajri është më i pastër në Tiranë, mesazhi që marrim është që të vazhdojmë në këtë mënyrë”, u shpreh ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0