Dita Ndërkombëtare e Pyjeve 2025, ekosistemet vendimtare për sigurinë ushqimore - Business Magazine Albania

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve 2025, ekosistemet vendimtare për sigurinë ushqimore

Dita Ndërkombëtare e Pyjeve 2025, ekosistemet vendimtare për sigurinë ushqimore

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 21 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve (IDF) në 2012. Kjo ditë feston dhe rrit ndërgjegjësimin për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve. Në çdo Ditë Ndërkombëtare të Pyjeve, vendet inkurajohen të ndërmarrin përpjekje lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare për të organizuar aktivitete, që përfshijnë pyjet dhe pemët, si fushatat e mbjelljes së pemëve.

Pyjet, ekosistemet vendimtare për sigurinë ushqimore

Pyjet, shtyllat e sigurisë ushqimore dhe të ushqyerjes globale, janë mjetet e jetesës së miliona familjeve. Ato ofrojnë ushqime thelbësore si frutat, farat, rrënjët dhe mishi i egër, burime themelore për komunitetet indigjene dhe rurale. Por funksioni i tyre shkon shumë përtej kësaj. Pyjet janë një burim jetik energjie, duke siguruar dru për gatim, duke luajtur një rol kyç në bujqësi, duke pritur insektet pjalmuese dhe duke ndihmuar në pasurimin e tokës, rregullimin e klimës dhe ruajtjen e biodiversitetit.

Përveç kësaj, pellgjet ujëmbledhëse të pyllëzuara furnizojnë me ujë të ëmbël më shumë se 85% të qyteteve kryesore të botës. Në situata krize, pyjet bëhen një mjet shpëtimi ekonomik dhe ushqimor, duke siguruar deri në 20% të të ardhurave të familjeve në zonat rurale, duke garantuar një dietë të shëndetshme.

Lexo edhe:Business Angels në Shqipëri: Një mundësi e artë për startup-et dhe sipërmarrësit e rinj në 2025

Por këto ekosisteme janë në rrezik. Ne humbasim 10 milionë hektarë në vit për shkak të shpyllëzimit dhe afërsisht 70 milionë hektarë preket nga zjarret. Mbrojtja dhe ripopullimi i pyjeve është urgjente dhe e nevojshme: mirëqenia e planetit dhe brezave të ardhshëm varet nga to.

Tema e këtij viti për Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve është “Pyjet dhe Ushqimi”.

A e dinit se…?

  • Më shumë se pesë miliardë njerëz në mbarë botën përdorin produkte pyjore dhe jo-drunore për ushqim, ilaçe dhe mjete jetese.
  • Mbi 2 miliardë njerëz mbështeten në dru dhe lëndë djegëse të tjera tradicionale për gatim
  • Mishi i egër është një burim i rëndësishëm proteinash për popujt indigjenë dhe komunitetet rurale, veçanërisht në rajonet tropikale. Mbi 3200 lloje kafshësh të egra përdoren si ushqim.
  • Në disa vende dhe rajone, pyjet dhe pemët sigurojnë rreth 20% të të ardhurave për familjet rurale.

 

UNFCCC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0