[Dita Botërore e Gjumit] Rikuperimi nga ndryshimi i orës mund të zgjasë më shumë se tre javë, të rinjtë preken më shumë - Business Magazine Albania

[Dita Botërore e Gjumit] Rikuperimi nga ndryshimi i orës mund të zgjasë më shumë se tre javë, të rinjtë preken më shumë

[Dita Botërore e Gjumit] Rikuperimi nga ndryshimi i orës mund të zgjasë më shumë se tre javë, të rinjtë preken më shumë
~5 minuta lexim

A ndiheni më të lodhur sapo ora diellore ndryshon? Nuk jeni të vetmit. Edhe pse humbja e një ore gjatë natës së DST mund të duket e parëndësishme, analiza e modeleve të gjumit të përdoruesve globalë të Samsung Health nga SHBA, Kanadaja dhe mbi 40 vende evropiane tregon një efekt zinxhir që shkakton çrregullime disa-javore në gjumë, duke prekur më së shumti grupmoshat e reja.

DST ndikon në gjumë, Gjeneratat e reja preken më shumë

Duke analizuar ndikimin e orës diellore në mëngjesin pas ndryshimit të orës, një gjë është e qartë: modelet e gjumit të të gjithëve çrregullohen. Në fakt, njerëzit kaluan më shumë kohë duke numëruar delet atë natë, duke fjetur 33 minuta më vonë se nata e mëparshme dhe duke u zgjuar 19 minuta më herët. Edhe pse humbja e gjumit është sfiduese për çdo moshë, ata në të 20-at ka të ngjarë ta kenë ndier më shumë për shkak të orarit tepër të vonë të gjumit dhe pamundësisë për të fjetur më gjatë në mëngjes. Për më tepër, Sleep Score – i llogaritur bazuar në vlerësimin e kohës totale të gjumit, kohës së qëndrimit zgjuar, ciklit të gjumit, si dhe rikuperimit fizik dhe mendor – arriti nivelin më të ulët për javë të tëra pas orës diellore. Edhe një herë, personat në të 20-at u dukën më të prekurit. Duke analizuar mesataren shtatë-ditore të Sleep Score, grupmosha e të 20-ave tregoi ritmin më të ngadaltë të rikuperimit, ndërsa grupmoshat më të mëdha u përshtatën shumë më shpejt. Edhe në javën e tretë, Sleep Score për të gjitha grupmoshat ende nuk ishte stabil si më parë, duke treguar luhatje në cilësinë e një gjumi të mirë.

Lexo edhe:Samsung hedh një hap përpara me AI për të gjithë, duke prezantuar serinë e re të Galaxy A

Këshilla të dobishme për një gjumë më të mirë dhe rikuperim më të shpejtë

Kalimi në orën diellore ndikon dukshëm në modelet e gjumit të të gjitha grupmoshave për një kohë të gjatë pas ndryshimit të orës, por për gjeneratat më të reja, menaxhimi i gjumit gjatë kësaj periudhe është më i rëndësishëm se kurrë. Në kuadër të Ditës Botërore të Gjumit, Samsung ndan këshilla të dobishme që e bëjnë më të lehtë dhe më të natyrshme kuptimin e modeleve dhe zakoneve të gjumit, duke ju ndihmuar të përmirësoni cilësinë e pushimit tuaj gjatë natës.

  • Një mjedis i përshtatshëm është thelbësor për një gjumë cilësor. Më vonë këtë muaj, një përditësim i aplikacionit Samsung Health do ta bëjë këtë të mundur duke ofruar udhëzime dhe analiza mbi faktorët kryesorë që ndikojnë në cilësinë e gjumit, si temperatura, lagështia, CO dhe ndriçimi, përmes Sleep Environment Report. Duke përdorur SmartThings dhe ekosistemin e gjerë të pajisjeve të Samsung, do të keni një kuptim më të mirë të ndikimit të ambientit në gjumin tuaj, duke ju ndihmuar të optimizoni kushtet e dhomës për një pushim më të mirë gjatë natës.
  • Përveç përmirësimit të mjedisit të gjumit, është thelbësore të kuptoni se si aktiviteti ndikon në nivelet tuaja të energjisë. Përditësimet e reja të Samsung Health sjellin përmirësime në Energy Score, një tregues i sasisë së energjisë që mund të shpenzoni gjatë ditës. Përveç analizës së gjumit dhe rrahjeve të zemrës, një faktor i ri i detajuar – Activity Consistency (Konsistenca e aktivitetit) – do të ndihmojë në vlerësimin e nivelit tuaj të aktivitetit gjatë katër javëve të fundit, duke ju ofruar një panoramë më të plotë të gjendjes suaj të përgjithshme.
  • Është gjithashtu e rëndësishme të kuptoni se si flini dhe të bëni rregullimet e nevojshme përmes Sleep Coaching. Kjo veçori e bën më të lehtë përshtatjen e zakoneve të gjumit duke ndjekur modelin tuaj të pushimit për 7 ditë dhe duke ju caktuar një sleep animal bazuar në rezultatet tuaja. Me një program të personalizuar trajnuese, mund të zhvilloni zakone dhe rutina të shëndetshme që ju ndihmojnë të arrini objektivat tuaja për një gjumë cilësor.

 

Dita Botërore e Gjumit shërben si një kujtesë e rëndësishme për rëndësinë e gjumit. Me përditësimet më të fundit të aplikacionit Samsung Health dhe ekosistemin Galaxy, Samsung mbetet i përkushtuar të ndihmojë përdoruesit të optimizojnë gjumin e tyre dhe të jetojnë një jetë më të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0