Disa qepë janë shumë seksi për Facebook. Kompanisë i bllokohet reklama - Business Magazine Albania

Disa qepë janë shumë seksi për Facebook. Kompanisë i bllokohet reklama

Ka dy lloje qepe: një që është e zakonshme dhe një që për rrjetin social Facebook është shumë seksi. Kompania Seed nga EW Gaze, në St John’s, Newfoundland e specializuar në e shitjen e farave dhe produkteve bimore mësoi se një postim i saj kishte përmbajtje seksuale.

Postimi me qepët Walla Walla u refuzua menjëherë nga Facebook. Më pas rrjeti social kërkoi falje për gabimin e bërë nga teknologjia e saj e automatizuar. Reklama tregonte qepët e njohura për madhësinë dhe shijen e tyre të veçantë. Menaxheri i dyqanit u surprizua dhe nuk po kuptonte çfarë nuk shkonte me postimin e tij. Pastaj ai kuptoi se “diçka rreth formave të rrumbullakëta” mund të sugjeronte gjinjtë ose vithet.

https://www.facebook.com/TheSeedCompanyNL/posts/2685298268399733

Rrjeti social përdor teknologji të automatizuar për të mbajtur shërbimin të pastër nga lakuriqësitë, por nganjëherë ka problemet me veta. Qepët Walla Walla, një varietet i vjetër qepësh, kohët e fundit kishin shumë pak kërkesa, por tani gjithçka ka ndryshuar për shkak të famës së tyre të sapo gjetur.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0