DigitAlb Black Week: Java e fundit e Nëntorit vjen me ulje deri në 40%! - Business Magazine Albania

DigitAlb Black Week: Java e fundit e Nëntorit vjen me ulje deri në 40%!

DigitAlb Black Week: Java e fundit e Nëntorit vjen me ulje deri në 40%!

Nëntori, muaji i festave dhe krenarisë kombëtare, po përmbyllet me një dhuratë speciale nga DigitAlb. “Black Week” është java e fundit e uljeve, dhe këtë herë DigitAlb shkon edhe më tej, duke ofruar zbritje deri në 40% per abonimet 12-mujore. DigitAlb, platforma që bashkon shqiptarët kudo në botë, sjell paketat Fillestare, Familjare dhe Premium me ulje të jashtëzakonshme. Kjo është një ftesë për çdo shqiptar që të ndjekë vetëm shqip dhe të shijojë emocionet e papërsëritshme të sportit, kinemasë dhe programeve më të mira për të gjithë familjen.

Nga Shqipëria në Kosovë, Maqedoni e Veriut, Europë, SHBA apo deri në Australinë e largët, kjo ofertë garanton që asnjë shqiptar të mos humbasë programet televizive që e bëjne të ndjehet si në shtëpi, pavarësisht ku ndodhet.

SuperSport, kanalet ekskluzive te kampionateve më elitare si Premier League, LaLiga, Bundesliga, Ligue 1 dhe Eredivisie, sjellin çdo javë spektaklin e yjeve më të mëdhenj të futbollit botëror. DigitAlb është destinacioni ideal për tifozët, por nuk është vetëm sporti ai që e bën DigitAlb të veçantë. 

Lexo edhe:DigitAlb nis sezonin e ri televiziv me ulje të jashtëzakonshme çmimesh deri në 40%

Abonimi ne DigitAlb është më shumë se sa një biletë për sportet më të ndjekura. Me një bibliotekë të pasur filmash, dokumentarësh, serialesh dhe programesh për fëmijë, DigitAlb është zgjedhja perfekte për të gjithë familjen. Kanalet si Top Channel dhe TV Klan, ekskluzive në DigitAlb, ofrojnë gjithashtu programet më të ndjekura shqiptare. Dhe për ata që janë larg vendit të tyre, Aplikacioni DigitAlb ju lejon të shijoni të gjithë këtë përmbajtje vetëm shqip, në çdo cep të botës dhe në çdo pajisje.

Kjo ofertë zgjat deri më 30 Nëntor dhe është një mundësi që nuk duhet humbur, ndaj nxitoni! Me ulje deri në 40%, ky është momenti perfekt për të siguruar një vit të mbushur me emocion dhe argëtim.

Për më shumë informacion dhe për të bërë abonimin tuaj, vizitoni www.digitalb.al. 

Festoni shqip, ndiqni shqip!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0