Digi Diaspora vjen me takimin e 23 Qershorit - Business Magazine Albania

Digi Diaspora vjen me takimin e 23 Qershorit

Digi Diaspora

DigiDiaspora vjen me sezionin e saj të fundit këtë të mërkurë. Takimi online i 23 Qershorit do të sigurojë praninë e personazheve interesante nga diaspora.

Anila Hyja, eksperte në fushën e teknologjisë, vjen nga Orange, Paris.

Në këtë forum online, do të flasin personazhe si Suela Kalia, Këshilltare e Programit të Migracionit dhe Diaspora, GIZ Albania, Olsi Pajo nga Banka e Shqipërisë, Ermal Sadiku, Themelues dhe CEO i Linkplus, Alkis Poulis, Themelues dhe CEO i Kotheta, Mërgim Cahani Themelues i Gjirafa, Dritan Mezini, Drejtor Ekzekutivi i AITA, Gerti Boshnjaku, Bashkëthemelues i Innovate Albania, Dritan Nace, Pedagog në Universitetin e Teknologjisë Compiegne, Francë, Arian Leco, Përgjegjës Sektori, Fondi i Zhvillimit të Diasporës.

Ky takim online vjen për të forcuar rolin e shqiptarëve të diasporës në botë, me synim forcimin e kapaciteteve të bizneseve lokale dhe komunitetit digjital, si dhe rrjetëzimit profesional, Shoqata Shqiptare e Teknologjisë së Informacionit (AITA), e mbështetur nga Programi i Migracionit dhe Diasporës – financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunimin Ekonomik e Zhvillim (BMZ) dhe zbatuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ).

Ju mund të regjistroheni Këtu për të ndjekur aktivitetin.

Takimet e mëparshme të DigiDiaspora, të organizuara në formën e webinarit, përveç prezantimeve nga të ftuarit, krijuan mundësinë që të gjithë pjesëmarrësit të bënin pyetje rreth temës së teknologjisë. Në këtë event, u fol edhe për profesionistët shqiptarë në fushën e IT-së, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë Shqipërisë.

Në dy takimet e mëparshme që u zhvilluan me 12 Maj dhe 2 Qershor. Panelistët që morën pjesë jetojnë në 4 shtete të ndryshme të botës dhe veprojnë në fusha të ndryshme të teknologjisë. Ata ishin Mira Mezini dhe Erjola Tona nga Gjermania, Andi Mullaraj nga Shtetet e Bashkuara dhe Kushtrim Xhakli nga Kosova.

Gjatë konferencës u shkëmbyen ide dhe eksperienca, në mënyrë të tillë që sakrificat dhe njohuritë e përfituara gjithë këtij viti pandemik të jenë të vlefshme në mënyrë që të ecet përpara me hapa më të shpejtë.

Dy takimet e mëparshme u zhvilluan me 12 Maj dhe 2 Qershor.

Ju mund të regjistroheni Këtu për të ndjekur aktivitetin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0