Diaspora për arsimin: Nënshkruhet Marrëveshja mes GIZ Albania... - Business Magazine Albania

Diaspora për arsimin: Nënshkruhet Marrëveshja mes GIZ Albania, GERMIN dhe tetё universiteteve shqiptare

Në kuadër të projektit “Diaspora4Innovation”, me qëllim aktivizimin e “shfrytëzimin” e kapitalit intelektual të diasporës shqiptare – akademikë dhe profesionistë – për të ndikuar në zhvillimin lokal si dhe krijimin e një ekosistemi më të ndërlidhur e më të qendrueshëm inovacioni dhe sipërmarrjeje, duke fuqizuar studentët, studiuesit, aspirantët sipërmarrës dhe aktorët e tjerë të ekosistemit startup në Shqipëri, u nënshkrua sot në Tiranë, në mjediset e GIZ Marrëveshja e Bashkëpunimit “Diaspora4Education”, midis GIZ Albania, GERMIN dhe tetё Universiteteve Shqiptare, të përfshira në këtë projekt: Universiteti Politektnik i Tiranës (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Fakulteti i Arkitektures dhe Urbanistikës); Universiteti i Tiranës (Fakulteti i Ekonomikut), Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”, Canadian Institute of Technology (CIT), Universiteti Europian i Tiranës, Universiteti Polis dhe New York Unievrsity of Tirana.

Bazuar tek kjo marrëveshje, këto universitete shqiptare, angazhohen që nëpërmjët akademikëve e lektorëve të tyre në bashkëpunim me akademikë e profesionistë të diasporës, të rishikojnë e përmirësojnë kurse specifike brenda programeve të ndryshme studimore, duke përfshirë koncepte të inovacionit dhe sipërmarrjes, por edhe si të zhvillojnë bashkëpunime në fushën e kërkimit shkencor, me një vëmendje të shtuar mbi projektet e Horizon Europe.

Fushat e bashkëpunimit mes studiuesve të diasporës dhe akademikëve në universitetet shqiptare, variojnë nga sipërmarrja dhe inovacioni, ekonomia digjitale dhe ajo mjedisore, deri te fushat më të avancuara si sistemet e energjisë së erës, teknologjitë IoT, shkenca e të dhënave, planifikimi i peizazhit dhe inovacionit, duke nxjerrë në pah ekselencën akademike.

Programi “Diaspora4Education, mundëson partneritet mes 8 universiteteve shqiptare me GERMIN dhe GIZ, bashkëpunimin mes 10 studiuesve/akademikë të diaporës me 12 lektorëve/ akademikë në Shqipëri të angazhuar në mbi 10 fakultete e fusha të ndryshme studimi; një bashkëpunim që do të shtrihet edhe në kërkim shkencor dhe vizita studimore. Pritet, gjithashtu që rreth 500 nxënës të ekspozohen ndaj këtyre temava/koncepteve mbi sipërmarrjen e inovacionin, apo metoda të reja në mësimdhenie në universitetet përkatëse.

Të pranishëm në eventin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore e akademike, të delegacionit të BE-së në Tiranë; ambasadës gjermane në Shqipëri, GIZ, GERMIN e të diasporës shqiptare.
Diaspora4Innovation është një nismë përshtatëse dhe gjithëpërfshirëse që zbatohet në kuadër të Programit EU4Innovation, në bashkëpunim me GERMIN – një organizatë joqeveritare që prej një dekade lidh dhe angazhon diasporën shqiptare në zhvillimin e Shqipërisë dhe Kosovës përmes teknologjisë dhe mjeteve të ndërveprimit online dhe fizik.

Komponentët Kryesorë të Diaspora4Innovation janë:

Diaspora për Arsimin: Integrimi i njohurive të studiuesve të diasporës përmes kurseve inovative dhe konceptit të sipërmarrjes, me mbi 500 studentë përfitues; zhvillim i kërkimeve të përbashkëta dhe pjesëmarrje në aplikime për projekte si Horizon Europe.

Diaspora për Sipërmarrjen: Angazhimi i profesionistëve të diasporës si mentorë për startup-et, aspirantët sipërmarrës dhe aktorët e ekosistemit, me qëllim transferimin e njohurive dhe aftësive për të gjeneruar ndikim të qëndrueshëm në terrenin sipërmarrës të Shqipërisë.

Diaspora për Promovimin: Mobilizimi i figurave të shquara të diasporës si ambasadorë të ekosistemit, për të promovuar ndërkombëtarisht potencialin inovativ të Shqipërisë dhe për të ndërtuar ura me ekosisteme të huaja.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0