Dhurohen qindra milionë euro për restaurimin e katedrales Notre Dame - Business Magazine Albania

Dhurohen qindra milionë euro për restaurimin e katedrales Notre Dame


E gjithë bota po flet për zjarrin që përpiu pasditen e djeshme katedralen 850-vjeçare Notre Dame në Paris, e cila brenda pak orëve u shkrumbua nga flakët.

Notre Dame është objekti simbol jo vetëm i Parisit, por i gjithë botës. Kjo ngjarje e rëndë ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës si dhe ka sjellë reagime nga krerë të ndryshëm shtetesh duke përfshirë dhe krerët e shtetit shqiptar. Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur që ngjarja po trajtohet si emergjencë kombëtare. Katedralja vizitohet nga më shumë se 13 milionë turistë çdo vit, pra rreth 35,000 turistë çdo ditë.

Menjëherë pas kësaj tragjedie, donatorë të ndryshëm kanë premtuar se do të dhuronin qindra miliona euro për restaurimin e katedrales Notre Dame.

Multi-miliarderi Bernard Arnault, kreu i grupit të mallrave luksoze LVMH, menjëherë u bë donatori më i madh që do të rindërtojë katedralen, me 200 milionë euro.

Manjati francez Francois-Henri Pinault, i cili është i martuar me aktoren e Hollywood Salma Hayek, ka ofruar 100 milionë euro (86.2 milionë paund) pasi presidenti Emmanuel Macron paraqiti një apel.

Grupi LVMH vë në dispozicion të shtetit dhe autoriteteve përkatëse të gjitha ekipet e tij, krijuese, arkitekturore, financiare, për të ndihmuar në punën gjatë rindërtimit nga njëra anë dhe për mbledhjen e fondeve nga ana tjetër.

Fondacioni Heritage i Francës ka nisur një “mbledhje kombëtare fondesh” në faqen zyrtare të internetit.

Valerie Pecresse, presidente e rajonit të Ile-de-France, ka zbuluar një buxhet prej 10 milionë eurosh të ‘ndihmave emergjente për të ndihmuar kryepeshkopin që të fillojë nga puna’.

Anne Hidalgo, kryebashkiake e Parisit, tha se do të organizojë ‘një konferencë ndërkombëtare donatorësh’ për të mirëpritur ‘ekspertët që janë në gjendje të mbledhin fonde’.

Të gjithë po mundohen të dhurojnë me aq sa mundet për simbolin francez.

‘Puna me siguri do të marrë vite, madje dhe dekada, por do të kërkojë mijëra metra kub druri. Duhet të gjejmë mostrat më të mira, me diametra të mëdhenj,‘ tha stacioni i radios Sylvain Charlois i grupit Charlois në Murlin, në qendër të Francës.

Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara, UNESCO, gjithashtu ka premtuar të qëndrojë ‘në anën e Francës’ për të rindërtuar vendin, të cilin ajo e shpalli si një vend i trashëgimisë botërore në vitin 1991.

Kjo erdhi pasi presidenti francez, Emmanuel Macron foli emocionalisht jashtë katedrales gotike dhe tha se një fushatë kombëtare për mbledhjen e fondeve për të rivendosur Notre Dame do të fillojë të martën, ndërsa ai i bëri thirrje talenteve më të mëdha në botë për të ndihmuar. Ai u shpreh se, ndërsa ‘më e keqja ishte shmangur’ dhe fasada së bashku me dy kulla kanë shpëtuar, ‘orët e ardhshme do të jenë më të vështira’.

Zjarrfikësit konfirmuan të martën në mëngjes se flakët ishin zhdukur plotësisht pasi u ndeshën me zjarrin gjatë gjithë natës. Gjithashtu është deklaruar se zjarri ka qenë aksidental, pasi katedralja ishte duke u restauruar.

/ DailyMail

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0