Dhoma Amerikane e Tregtise i kerkon qeverise shqiptare qe ne paketen fiskale per vitin 2016, e cila po diskutohet me grupet e interesit, te parashikoje ulje te taksave.
Presidenti Mark Crowford, ne nje interviste per Tv Klan thote se, ulja e taksave eshte alternativa e vetme qe i ka mbetur Shqiperise, per te nxitur rritjen ekonomike. Duke ulur taksat, shprehet ai, vendi do te behet me atraktiv per kompanite e huaja.
Zoti Crowford thote se ne paketen fiskale 2016 duhet te ulet norma e tatimit mbi fitimin dhe norma e tatimit mbi te ardhurat personale.
Ne kete menyre mjedisi do te behej me terheqes per kompanite e huaja, po keshtu do te çlironte edhe biznesin vendas. Pertej propozimeve te bera per t’i ulur keto taksa, Dhoma Amerikane e Tregtise, po ben nje studim per t’i propozuar vendosjen e nje tarife fikse, ne vend te tatimit mbi fitimin.
Presidenti i Dhomes Amerikane thote se jane te shumta rastet kur investitoret e kane braktisur Shqiperine, apo kane refuzuar te investojne ne vendin tone, vetem per shkak se taksat jane me te larta se ato te vendeve te rajonit.
Dhoma Amerikane i ka dorezuar Ministrise se Financave 21 kerkesat e saj per paketen fiskale 2016.
Veç te tjerash, kerkohet edhe ulja e takses se qarkullimit, e TVSH –se per Energjine Elektrike, per sektorin Fason dhe per industri te tjera nga 20% ne 6%.
Tv Klan
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.