Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Axhendën e Investimeve: 40 rekomandime për përmirësimin e klimës së biznesit - Business Magazine Albania

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikon Axhendën e Investimeve: 40 rekomandime për përmirësimin e klimës së biznesit

Axhendën e Investimeve

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka publikuar “Axhendën e Investimeve 2021”, një paketë me 40 rekomandime drejtuar Qeverisë dhe Parlamentit të Ri me synim përmirësimin e shpejtë të Klimës së Biznesit.

Përmes një letre falenderimi, Presidenti i AmCham, z. Enio Jaço vlerësoi kontributin e lartë të anëtarëve, në evidentimin e sfidave që pengojnë mënyrën e të bërit biznes. Jaço kërkoi që anëtarët të vijojnë të përfshihen edhe në procesin e punës për kthimin e rekomandimeve në legjislacion konkret për Parlamentin e ri.

Axhenda e Investimeve është rezultat i punës së 10 muajve të fundit, ku Dhoma Amerikane realizoi një seri anketimesh me anëtarët e saj, ndjekur nga analiza teknike ekspertësh, për përmirësimin e klimës së investimeve. Perceptimi dhe gjetjet e anëtarëve konfirmohen dhe përputhen me gjetje të ngritura nga raporte të mirënjohura ndërkombëtare.

40 rekomandimet specifike në raport janë të organizuara në 8 themele përmirësimi të klimës së biznesit duke parashikuar sfidat, zgjidhjet dhe mundësitë e reja që krijohen.

Axhenda synon një strategji bashkëkohore për tërheqjen e suksesshme të investimeve të huaja, implementuar dhe monituar nga nivelet më të larta në Qeveri. Strategjia duhet të identifikojë sektorët prioritarë dhe të krijojë incentiva për zhvillimin e tyre, pa procedura burokratike.

Një qëndrim pa kompromis kundër korrupsionit me sanksione reale ndaj abuzuesve dhe monitorim transparent i llogaridhënies është me rëndësi për krijimin e besueshmërisë në publik. Rekomandimet synojnë krijimin e një sistemi transparent, efektiv dhe pa ndikim politik tek Prokurimet Publike si dhe garantimin e Konsultimit Publik efektiv, gjithpërfshirës.

Rekomandimet synojnë rritje ekonomike duke adresuar elementë specifikë të ekonomisë. Modernizimi i sistemit të taksave konsiderohet vital për rritjen e konkurrencës dhe formalizimin e investimeve rajonale. Eksportet shqiptare përfaqësojnë mundësi të reja në periudhën post pandemike, e cila nxit domosdoshmërinë e zhvillimit të ekonomisë digjitale, ku Shqipëria duhet të krijojë kornizë bashkëkohore ligjore. Krijimi i një sistemi dinamik ekonomik kërkon aftësi të reja në burime njerëzore për të cilat Qeveria dhe sektori privat duhet të anagazhohen së bashku në rritjen e shpejtë dhe të targetuar të aftësive të forcës punëtore.

Implementimi i këtyre rekomandimeve garanton ndërtimin e një klime biznesi dinamike dhe shndërrimin e Shqipërisë në një vend konkurrent në rajon. Dhoma Amerikane do të jetë e gatshme të ofrojë asistencën e saj në kthimin e rekomandimeve në legjislacion, ndërsa do të vijojë dialogun me të gjitha palët politike dhe institucionale me nisjen e Sesionit të ri Parlamentar.

Në linkun këtu gjeni raportin e plotë me rekomandime të Axhendës së Investimeve 2021.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0