Dhjetori në stil, si të vishesh bukur dhe elegant për festat! Këshilla nga Esmeralda Zoto - Business Magazine Albania

Dhjetori në stil, si të vishesh bukur dhe elegant për festat! Këshilla nga Esmeralda Zoto

Dhjetori sapo ka hyrë dhe me të edhe atmosfera e festave, dritat vezulluese, pritshmëritë e fundvitit dhe dëshira për të krijuar kujtime të bukura. Në këtë periudhë, mes takimeve të punës, darkave të kompanisë dhe përgatitjeve të panumërta, shpesh lind pyetja: Si duhet të vishemi? Dhe përpara kësaj, një pyetje edhe më themelore: Pse duhet të vishemi bukur?

Për të adresuar këto dilema, kemi biseduar me Esmeralda Zoton, eksperte e imazhit, stilit dhe komunikimit vizual, e cila prej vitesh këshillon profesionistë, sipërmarrës dhe drejtues biznesesh për mënyrën se si të ndërtojnë prezencën e tyre vizuale me strategji dhe vetëdije.

Pse është dhjetori kaq i rëndësishëm për stilin dhe veshjen?

Dhjetori është një moment simbolik: mbyll një kapitull dhe hap një tjetër. Është periudha që na shtyn të reflektojmë, të bëjmë bilancin e vitit dhe të projektojmë objektivat e ardhshme. E gjithë kjo shoqërohet me një atmosferë unike, dritat, dekorimet, ngjyrat tradicionale si e kuqja, jeshilja, floriri, që krijojnë një gjendje emocionale të ngrohtë dhe festive. Për këtë arsye, njerëzit ndihen më të motivuar të kujdesen për veten, të eksperimentojnë me veshje dhe të dalin nga rutina e përditshme.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0