Dhjetë vite transformim: Philip Morris International publikon Raportin e Qëndrueshmërisë për vitin 2024 - Business Magazine Albania

Dhjetë vite transformim: Philip Morris International publikon Raportin e Qëndrueshmërisë për vitin 2024

Dhjetë vite transformim: Philip Morris International publikon Raportin e Qëndrueshmërisë për vitin 2024

Dhjetë vjet drejt një të ardhmeje pa tym – Philip Morris International (PMI) shënon një dekadë transformimi strategjik me publikimin e Raportit të saj të gjashtë të integruar të Qëndrueshmërisë.

Një raport i integruar përshkruan strategjinë e kompanisë, modelin e biznesit dhe rezultatet e lidhura me produktin (“çfarë” prodhon kompania) dhe performancën operacionale (“si” funksionon kompania). Raporti përshkruan qasjen e PMI ndaj qëndrueshmërisë përmes pesë shtyllave strategjike: pajtueshmëria dhe menaxhimi i riskut, efikasiteti operacional, inovacioni, ndikimi dhe transparenca.

“Ky është një moment i rëndësishëm për ne – kanë kaluar dhjetë vite nga prezantimi i produkteve pa tym si IQOS, VEEV dhe ZYN. Sot, kemi afërsisht 38.6 milionë përdorues të rritur në mbarë botën dhe produktet pa tym janë të pranishme në 95 tregje dhe përbëjnë afërsisht 39% të të ardhurave tona totale”, tha Jacek Olczak, drejtuesi ekzekutiv i PMI. “Këto rezultate tregojnë se ne jemi në rrugën e duhur – se transformimi i biznesit mund dhe duhet të shkojë paralelisht me krijimin e një vlere afatgjatë për shoqërinë.”

Lexo edhe;BusinessMag në Milano Design Week: Midis artit, teknologjisë dhe bashkëpunimeve që frymëzojnë

Rezultatet kryesore të qëndrueshmërisë për vitin 2024:

6 tregje ku më shumë se 75% e të ardhurave vijnë nga produktet pa tym

14+ miliardë dollarë të investuara në zhvillimin shkencor dhe testimin e produkteve pa tym që nga viti 2008.

99% e shitjeve indirekte me pakicë mbulohen nga programe për të parandaluar aksesin e të miturve në produktet e duhanit dhe nikotinës.

 Vetëm 0.01%  raste të regjistruara të punës së fëmijëve janë identifikuar mes fermerëve që furnizojnë me duhan PMI-në.

99% e kultivuesve fitojnë të ardhura që i mundësojnë një jetë dinjitoze

 61% e impianteve të prodhimit janë të certifikuara si neutrale ndaj karbonit.

Kompania njoftoi gjithashtu se janë publikuar EPD-të e para (deklaratat mjedisore të produkteve) për serinë dhe pajisjet IQOS ILUMA, të cilat janë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Një EPD është një dokument që ofron informacion transparent mbi ndikimin mjedisor të një produkti gjatë gjithë ciklit të tij jetësor, duke përfshirë prodhimin, përdorimin dhe asgjësimin.

Raporti i integruar është përgatitur në përputhje me standardet ndërkombëtare për raportimin e qëndrueshmërisë (GRI, ISSB, SASB), dhe progresi matet përmes Indeksit të Qëndrueshmërisë të PMI – një mjet që ofron një pasqyrë të qartë, objektive dhe të qëndrueshme të qëllimeve të arritura.

“Ne e dimë se progresi i vërtetë ndodh kur qëllimet janë ambicioze dhe realiste. Indeksi ynë i Qëndrueshmërisë na ndihmon t’i vendosim këto qëllime në mënyrë të zgjuar dhe t’i matim ato në mënyrë transparente, duke siguruar raportim të besueshëm,” tha Jennifer Motles, Drejtuese e Qëndrueshmërisë në PMI. “Angazhimi ynë ndaj qëndrueshmërisë është i lidhur ngushtë me të ardhmen e biznesit tonë. Ne punojmë për të sjellë ndryshime të prekshme aty ku kemi ndikim dhe kontribuojmë në një transformim që shkon përtej kufijve të kompanisë sonë.”

Raporti i plotë është i disponueshëm në linkun bashkëngjitur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0