"Deus in Machina" - Kisha zvicerane prezanton Jezusin e fuqizuar nga AI - Business Magazine Albania

“Deus in Machina” – Kisha zvicerane prezanton Jezusin e fuqizuar nga AI

"Deus in Machina" - Kisha zvicerane prezanton Jezusin e fuqizuar nga AI

Një kishë e vogël në Zvicër, ka bërë jehonë pasi ka instaluar një Jezu Krisht të fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale në kabinën e saj të rëfimeve, duke ofruar vizitorëve mundësinë për të biseduar me një avatar digjital të Jezusit në 100 gjuhë.

Ky instalim inovativ, i quajtur Deus in Machina, u lançua si pjesë e një bashkëpunimi mes Kishës së Shën Pjetrit dhe një laboratori kërkimor të një universiteti lokal. Qëllimi i tij ishte të eksplorohej se si njerëzit ndërveprojnë me një përfaqësim të Jezusit të fuqizuar nga AI dhe të kuptohej nëse ka interes për të biseduar me një avatar të tillë.

Lexo edhe:Reklama ikonike e Coca-Cola “Holidays Are Coming” tani është krijuar nga AI

Kisha, e njohur për të qenë një nga më të vjetrat në Lucerne, mori vendimin guximtar për të zëvendësuar priftin me një kompjuter të vendosur në rrëfim. Pasi inteligjenca artificiale u trajnua me tekste teologjike, vizitorët mund të bënin pyetje dhe të merrnin përgjigje në kohë reale, të gjeneruara nga AI. Kjo përvojë nuk ishte menduar të zëvendësonte konfesionin, por për të ofruar një hapësirë për reflektim personal dhe ndërveprim shpirtëror. Përdoruesit u kujtuan të mos ndanin informacione personale dhe u bëhet e qartë se po flisnin me një avatar.

Më shumë se 1,000 persona morën pjesë në eksperiment, me komente nga më shumë se 230 individë që treguan se rreth dy të tretat e tyre e konsideruan përvojën shpirtërisht të pasur. Megjithatë, disa shprehën inat, duke thënë se disa përgjigje ishin të thella ose klishe. Kisha gjithashtu u kritikua, veçanërisht për përdorimin e kabinës së rrëfimeve dhe përparaqitjen e Jezusit përmes AI, që shkaktoi debate brenda komunitetit katolik.

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0