Moti i keq, dështon lançimi i SpaceX - Business Magazine Albania

Moti i keq, dështon lançimi i SpaceX

Rreth 10 minuta para momentit të planifikuar për nisje, NASA pezulloi hedhjen në hapësirë të anijes SpaceX, si pasojë e motit të keq. Ekuipazhi do të fluturojë në drejtim të lindjes përtej Oqeanit Atlantik, kështu që vendet e planifikuara të uljes së urgjencës duhet të jenë të gatshme  për të marrë astronautët pasi të ulen me parashutë përsëri në Tokë dhe të zbresin mbi sipërfaqen e oqeanit. Një mundësi e dytë për lëshimin e Falcon 9 do të ishte pasditja e së shtunës.

Vonesa ishte një zhgënjim i madh për mijëra njerëz. Ata ishin mbledhur për të ndjekur nisjen e SpaceX. SpaceX, kompania e Elon Musk pritet që të hyjë në histori. Në bordin e Crew Dragon do të jenë dy astronautë të NASA-s, Koloneli i Marinsave në pension Doug Hurley dhe Koloneli i Forcave Ajrore Bob Behnken, ndërsa ky mision i jep fund një pauze nëntë vjeçare të agjencisë hapësinore.

Kur anija Atlantis u nis për herë të fundit nga Cape Canaveral më 8 korrik 2011, ajo drejtohej nga astronauti i NASA-s Doug Hurley. Tani gati një dekadë më vonë, Hurley është një nga dy pilotët e provës për anijen raketë krejt të re të prodhuar nga SpaceX për këtë fluturim. Presidenti Donald Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence shkuan në Cape Canaveral për të parë nisjen, ku lista e të ftuarve ishte mjaft e kufizuar, për shkak të pandemisë COVID-19. Para nisjes, Elon Musk dhe Administratori i NASA-s Jim Bridenstine, me maska mbrojtëse ishin të pranishëm në ndërtesën e Qendrës Kennedy për t’u takuar me dy astronautët.

Për ju që jeni kuriozë për të parë ngritjen e raketës nga toka, mund ta shihni ‘live’ në këto mënyra.

NASA TV

NASA TV, programi i transmetimit live të agjencisë, do të transmetojë live nisjes që fillon në mesditë me orën lindore të SH.B.A. Pasi Crew Dragon të jetë në orbitë, TV NASA do ta tregojë atë duke u futur në stacionin hapësinor, hapjen e anijes, dhe Behnken dhe Hurley që  bashkohen me ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar Hapsinor. Kanali zyrtar televiziv i Agjencisë ka një program të plotë dhe përditësuar.

SpaceX

SpaceX do të mbulojë nisjen e saj live përmes kanalit të saj në YouTube. Transmetimi do të jetë në bashkëpunim me NASA, por John Insprucker – një inxhinier kryesor  në SpaceX – do të drejtojë pjesën më të madhe të komenteve për kompaninë e raketave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0