Dëshmia e gjelbër: Ka shpresa edhe për ata që nuk kanë naftë!

Dëshmia e gjelbër: Ka shpresa edhe për ata që nuk kanë naftë!


Mbreti i Marokut, Mohammed VI, ka hapur një nga elektranat më të mëdha në botë që përdor diellin e Saharasë për prodhimin e energjisë së gjelbër.

Kostoja e të gjithë projektit është 3.9 miliardë dollarë, ndërsa elektrana që gjendet në qytetin Ouarzazate, në jug të Marokut, quhet Noor I. Por, kjo është vetëm pjesa e parë e projektit që synon të prodhojë rrymë për 1.2 milion marokenë, raporton AP. Është parashikuar që kështu të sigurohen 120-165 MW rrymë.

Agjencia Climate Investment Funds, që ka dhuruar 435 milionë dollarë për këtë projekt, thekson se ky do të jetë centrali më i madh i energjisë diellore, që do të ruajë energji edhe për periudhat kur nuk ka diell.

Maroku është zgjedhur për këtë projekt për shkak të stabilitetit politik, si dhe për faktin se Qeveria marokene ka themeluar Agjencinë për Energji Diellore, ndërsa futi masa për zvogëlimin e përdorimit të lëndëve djegëse. Me fjalë të tjera, derisa Tunizia dhe Egjipti janë marrë me të ashtuquajturën Pranvera Arabe, Maroku ka avancuar në aspektin teknologjik dhe të legjislacionit, shkruan AP.

“Ky projekt është dëshmi për vendet tjera të cilat thonë se nuk ka shpresë për ata që nuk janë të pasur me naftë”, ka thënë Hakima El Haite, ministrja marokene e Mjedisit.

Aktivistët megjithatë thonë se duhen burime të mëdha për ftohje të elektranës, pra ujë nga hidroelektrana Mansour Eddahbi, gjë që do të shkaktojë probleme në kohë të thatësirave të mëdha.

 

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0