Dëshiron të të marrin seriozisht në punë? 6 veprime të thjeshta... - Business Magazine Albania

Dëshiron të të marrin seriozisht në punë? 6 veprime të thjeshta që 99% e njerëzve i neglizhojnë

Shumë profesionistë, edhe pas 10 apo 20 vitesh karrierë, ndihen sikur ende nuk i marrin seriozisht në ambientin e punës. Sipas Melody Wilding, terapiste e licencuar dhe coach ekzekutive, arsyeja nuk lidhet me aftësitë teknike, por me mënyrën se si njerëzit komunikojnë dhe ushtrojnë ndikim.

Pas përvojës së saj me mijëra profesionistë të nivelit të lartë, Wilding thotë se ekzistojnë gjashtë veprime të thjeshta që bëjnë diferencën mes atyre që dëgjohen dhe atyre që injorohen, dhe që shumica absolute i anashkalon.

1. Mos i prezanto idetë, por “paketoji”

Ide të mira nuk mjaftojnë nëse nuk prezantohen sipas interesit të vendimmarrësve. Në vend që të flisni për detyrat që keni kryer, fokusohuni te rezultatet konkrete dhe ndikimi i tyre në biznes.

2. Foli më pak për të tingëlluar më i zgjuar

Shpjegimet e gjata shpesh duken si paqartësi. Të qenit i përmbledhur tregon kontroll dhe siguri mbi temën. Nëse nuk arrini ta përmbledhni një ide qartë, ndoshta nuk e keni kuptuar plotësisht.

3. Ndërto dakordësi para takimit

Mbështetja nuk fitohet gjatë takimit, por ditë më parë. Profesionistët e zgjuar diskutojnë idetë paraprakisht në biseda individuale, duke shmangur kundërshtimet publike dhe duke ndërtuar aleatë.

4. Ji vendimtar, jo gjithmonë “i saktë”

Paqartësia dëmton besueshmërinë. Udhëheqësit preferojnë një rekomandim të qartë, edhe nëse nuk është perfekt, sesa përgjigje të paqarta që shmangin përgjegjësinë.

5. Mos u bëj i pazëvendësueshëm

Nëse vetëm ti mund ta bësh një punë, atëherë e ke bllokuar vetë avancimin tënd. Dokumentimi i proceseve dhe ndarja e njohurive të bën më të promovueshëm, jo më të dobët.

6. Mos thuaj ‘jo’ shumë shpesh

Vendosja e kufijve është e rëndësishme, por refuzimi i vazhdueshëm krijon imazhin e një personi të vështirë. Në vend të një “jo”-je të prerë, ofro alternativa dhe zgjidhje.

Sipas Wilding, mënyra se si komunikoni u mëson të tjerëve si t’ju trajtojnë. Kur filloni të flisni dhe veproni si dikush që meriton të merret seriozisht, edhe të tjerët do ta bëjnë këtë.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0