Deri në fund të vitit 2025, një Bitcoin pritet të kushtojë 318 mijë dollarë - Business Magazine Albania

Deri në fund të vitit 2025, një Bitcoin pritet të kushtojë 318 mijë dollarë

Një panel i ekspertëve të kriptove ka parashikuar që çmimi i Bitcoin (BTC) do të rritet në 318 mijë e 417 dollarë deri në dhjetor 2025.

Eksperti më optimist beson se, deri në fund të vitit, çmimi i kriptovalutës do të arrijë 160 mijë dollarë. “Finder”, një nga faqet kryesore të internetit për krahasimin e produkteve, ka kryer një studim për të zbuluar perspektivën e ardhshme të Bitcoin, në një kohë kur popullariteti i saj rritet.

Panelistët përfshijnë menaxherë të pasurive kripto, drejtues të shkëmbimeve kripto, analistë kriptosh, profesorë dhe lektorë në universitete. Midis temave të ndryshme të diskutuara ishte se cili do të jetë çmimi i Bitcoin në fund të vitit dhe pas disa viteve.

Finder bëri me dije që paneli parashikon që deri në dhjetor të vitit 2025, çmimi i BTC do të shkojë deri në 318 mijë e 417 dollarë. Kompania gjithashtu shtoi, se parashikimi për çmimin e BTC-së deri në dhjetor të vitit 2025 është 61% më i lartë se parashikimi i një paneli të organizuar në dhjetor të vitit të kaluar dhe 12% më i ulët se shifra e thënë nga paneli në mbledhjen e muajit prill.

Për më tepër, panelistët parashikuan që deri në dhjetor të vitit 2030, çmimi i një kriptomonedhe Bitcoin do të rritet deri në 4 milionë e 287 mijë e 591 dollarë. Sa i përket çmimit të Bitcoin në fund të vitit, shumica e panelistëve (61%) thanë se BTC aktualisht është poshtë vlerës reale të saj dhe mesatarisht paneli priste që çmimi i kriptovalutës në fund të vitit 2021 të arrinte 66 mijë e 284 dollarë.

Drejtori ekzekutiv i platformës së këmbimeve kripto Morpher, Martin Fr Martinhler, ishte më optimisti ndër panelistët, përsa i përket çmimit të Bitcoin. Ai parashikoi që kriptomonedha e parë e krijuar, deri në fund të vitit do t’i shkojë vlera 160 mijë dollarë.

“Adoptimi nga korporatat dhe investitorët institucionalë, shoqëruar me një politikë monetare të lirë dhe inflacionin e lartë të aseteve, para fundit të këtij viti, do ta çojë vlerën e Bitcoin në 6 shifra. Cikli tjetër do të shohë rritjen e miratimit të Bitcoin, nga vendet në zhvillim, si një tender ligjor dhe deri në vitin 2030, Bitcoin do të ketë zëvendësuar arin si një aset rezervë globale”.

Tregtari i vjetër i kompanisë së investimeve “Wave Financial”, Justin Chuh, dha një parashikim më të ulët se mesatarja, ai tha se BTC, deri në fund të vitit nuk do t’i kalojë vlerën e 56 mijë dollarëve. Sidoqoftë, ai shprehu besim në Bitcoin si “streha e sigurt dhe e vërtetë” e aseteve digjitale. Tregtari e sheh çmimin e Bitcoin në një trend rritës, duke parashikuar që BTC-ja do të përfundojë vitin 2025 me 210 mijë dollarë dhe vitin 2030 me 400 mijë dollarë, me ciklin e Bitcoin dhe inflacionin që e shtyn çmimin lart.

Sidoqoftë, jo të gjithë në panel ishin aq optimistë. Pedagogu i vjetër i Universitetit të Canberrws, John Haëkins, ishte ndër më pesimistët në panel. Parashikimi i tij për fundvitin ishte që BTC-ja do binte në çmimin e 20 mijë dollarëvë. Ligjëruesi gjithashtu beson se vendet që adoptojnë Bitcoin do të kenë një ndikim negativ në çmimin e tij.

Studimi përfshin gjithashtu edhe mendimin e ekspertëve për hiperbitcoinizimin dhe momentin kur mund të ndodhë. Finder shkruan se 54% e panelit mendon se hiperbitcoinizimi – momenti që Bitcoin tejkalon financat globale – do të ndodhë deri në vitin 2050. 29% mendojnë se do të ndodhë që në vitin 2035 dhe disa të tjerë prej 20% të panelistëve mendojnë që fenomeni i hiperbitcoinizimit do të ndodhë deri në 2040.

Paneli përfshin përfaqësues nga kompanitë e kriptove si  Galia Digital, Allnodes, Ëave Financial, Morpher, Cryptocompare, Coinsmart, Banz Capital, Arcane Crypto, Rouge International dhe Rouge Ventures, Celsius Netëork, Coingecko, Coinflip, Token Metrics, Thomson Reuters, Finder, Morgan Creek Digital, Zebpay, Amber, Decred, UCL dhe profesorë të universiteteve të ndryshme si ai i Uellsit të Ri Jugor, Universitetit të Qytetit të Hong Kongut dhe Universitetit të Australisë Perëndimore.

BITCOIN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0