Dërgesat e emigranteve bien me 10 % - Business Magazine Albania

Dërgesat e emigranteve bien me 10 %


Dërgesat e emigrantëve ranë me 10 % në tremujorin e parë të vitit duke qenë 14.3 milionë euro më të ulëta se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për periudhën Janar-Mars të këtij viti emigrantët dërguan pranë familjeve të tyre rreth 128.1 milionë euro nga 142.4 milionë që dërguan në tremujorin e parë të vitit të kaluar.

Dërgesat e emigrantëve arritën kulmin në vitin 2007 me rreth 1 miliardë euro. Por pas këtij viti ato kanë ardhur vazhdimisht në rënie. Vitin e kaluar tendenca u duk sikur u përmbys.

Në gjashtë muajt e parë të 2015-ës dërgesat e emigrantëve shënuan rritje me mbi 18 %. Por ritmi i tyre u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e tretë dhe atë të katërt duke e tkurrur rritjen vjetore në vetëm 1 %. Shkaku kryesor ishte shpërthimi i krizës në Greqi, që kulmoi me vendosjen e kufizimeve mbi daljen e kapitalit.

Dërgesat e emigrantëve kanë qenë një nga burimet kryesore të financimit për konsumin e familjeve. Rënia e tyre ka ndikuar negativisht në ecurinë e konsumit privat në ekonomi, i cili vitin e kaluar ra për herë të parë që nga 1997-a.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikës tregojnë se mbi 30 % e popullisë shqiptare jeton në emigrim dhe destinacionet kryesore janë Greqia me Italinë, në të cilat mendohet se jetojnë mbi 900 mijë shqiptarë.

/SYRI.net

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0