Denaj në takimin e Ministrave të Ballkanit, të krijojmë një treg pune të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës - Business Magazine Albania

Denaj në takimin e Ministrave të Ballkanit, të krijojmë një treg pune të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës

treg pune

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj mori pjesë në Takimin e Dytë Ministror të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Punësimin dhe Çështjet Sociale.

Takimi u zhvillua nën kujdesin e Presidencës Sllovene të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe organizohet në bashkëpunim me Komisionin Evropian.

Papunësia e të rinjve është një problem që bën bashkë 27 anëtarët e Bashkimit Evropian dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e saj, Ministrja Denaj nënvizoi se “Shqipëria mbetet e angazhuar për të siguruar integrimin e qëndrueshëm të të rinjve në tregun e punës. Qasja gjithëpërfshirëse është reflektuar në Strategjitë e ndërmarra si dhe përmirësimin e kornizës ligjore dhe institucionale. Ligji i ri nr. 15/2019 “Për Nxitjen e Punësimit” ka parashikuar bazën ligjore për Garancinë Rinore por ka ende sfida lidhur me shtrirjen e saj”.

Në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor,  jo vetëm që të rinjtë përballen me nivele më të larta të papunësisë dhe nivele të larta të pasivitetit (krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë së rritur), por një pjesë e konsiderueshme e tyre janë NEET (as në punësim, as në arsim ose trajnim).

Në Shqipëri rritja ekonomike gjatë 7-8 viteve të kaluara u përkthye në rezultate të përmirësuara të tregut të punës për të gjitha grup moshat, përfshirë të rinjtë e vendit. Gjatë viteve të kaluara, papunësia e të rinjve ra ndjeshëm nga një nivel prej 33.2% në 2015 në 21.5% në 2019.

Kriza COVID-19 ndikoi në mënyrë disproporcionale tek të rinjtë dhe ndikimi në tregun e punës do të ndihet për një periudhë të zgjatur. Ne nuk pamë rritje të papunësisë së të rinjve në Shqipëri gjatë vitit 2020, megjithatë, numrat e pasivitetit u rritën ndjeshëm.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor u angazhuan për të krijuar, zbatuar dhe përmirësuar gradualisht skemat e Garancisë Rinore nëpërmjet mbështetjes së Bashkimit Evropian.

Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, botuar nga Komisioni Evropian në Tetor 2020, propozon zbatimin e skemave të Garancisë Rinore në Ballkanin Perëndimor në katër faza gjatë periudhës 2021-27.

“Aktualisht, Shqipëria po mbështetet për Fazën 1 – Planet e Implementimit.  Gjithashtu projekti i Asistencës Teknike në Mbështetje të Reformës për Politikat e Punësimit, Arsimit dhe Trajnimit Profesional të financuar nga IPA 2015 deri në fund të vitit 2022, do të mbështesë edhe hartimin e Planit të Implementimit të Garancisë Rinore si dhe përfshin një veprim pilot në shkallë shumë të vogël”,  vijoi Ministrja Denaj.

Gjatë këtij takimi, theks i veçantë iu kushtua sfidave demografike dhe rëndësisë së ofrimit të mundësive të punësimit dhe vendeve të punës me cilësi për të gjitha brezat. Përfaqësues të institucioneve të tjera të BE-së, partnerë socialë evropianë dhe federatat evropiane të OJQ-ve morën pjesë në diskutimet mbi këto tema.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0