Deloitte publikon listën. Ja ekipet më të pasura të futbollit!

Deloitte publikon listën. Ja ekipet më të pasura të futbollit!

~5 minuta lexim


Servisi financiar nga Deloitte ka publikuar sërish listën e saj të klubeve më të pasura në botë,duke analizuar të ardhurat e klubeve më të mëdha europiane. Premier League dominon këtë listë me 10 klube ndër 20 më të pasurat, një rekord ky që nga momenti kur analizat kanë filluar. Por gjithsesi klube të tjera nga Ligue 1 në Francë, La Liga në Spanjë apo Serie A në Itali, konkurrojnë për vendet e para së bashku me gjigandet angleze. 

Të shohim se kush janë 10 ekipet më të pasura sipas publikimeve të fundit!

  1. Juventus

Me 405.7 milionë euro, Juventusi ka bërë paraqitjen e tij të dytë në një finale të Champions League në 3 sezonet e fundit. Ka fituar kampionatin italian për 6 herë me rradhë, një rekord më vete ky, dhe gjithashtu ka arkëtuar shumë me shitjet e futbollistëve. Gjithsesi sipas Deloitte, është e vështirë që me konkurrencën e fortë angleze, klubi italian të zërë vendet e para midis më të pasurve.

  1. Liverpool FC

Me 424.2 milionë euro, skuadra ka thyer një rekord për arkëtimet këtë vit. Flitet gjithsesi se në të ardhmen, pritet një ngritje akoma më e madhe e klubit nga ana financiare.

  1. Chelsea FC

Me 428 milionë euro, Chelsea mban vendin midis superfuqive të futbollit, si fituese e kampionatit anglez sezonin e fundit. Kontrata e re me një firmë të njohur të pijeve energjike do ti sigurojë një rritje të mëtejshme kapitalesh në vitet në vazhdim.

  1. PSG

Me 486.2 milionë euro, ekipi parizien mund të ketë humbur titullin vitin e kaluar, por padyshim ka rritur dhe stabilizuar financat e saj. Këtë e ka treguar duke firmosur me Neymar dhe Mbappe për shifra të cmendura në seksionin e fundit të merkatos.

  1. Arsenal FC

Me 487.6 milionë euro,edhe Arsenali shënon fitime dhe rritje të ndjeshme të financave. Gjithsesi fakti se ka dështuar në kualifikimin për në Champions League këtë sezon, mund të sjellë një rënie në klasifikimin e rradhës.

  1. Manchester City

Me 527.7 milionë euro, edhe pse si një klub ende në fazë zhvillimi dhe stabilizimi, City tashmë ka zënë vendin e saj fiks mes 5 më të mirave në këtë klasifikim special. Ekipi i drejtuar nga Guardiola është favorit për titullin në Premier League këtë sezon dhe kjo mund të sjellë nje rritje të mëtejshme vitin që vjen.

  1. Bayern Munich

Me 587.8 milionë euro, Deloitte shprehet se Bayerni është ekipi me fitimet më të mëdha nga ana komerciale këtë vit. Ekipi fitoi kampionatin gjerman në sezonin e fundit, por nuk arriti dot në gjysëm finalen e Champions League gjë që solli rënien në këtë klasifikim.

  1. FC Barcelona

Me 648.3 milionë euro, Barcelona padyshim ka një bilanc të frikshëm, por gjithsesi shënon rënie nga vendi i dytë në atë të tretë në këtë klasifikim nga viti i kaluar.

  1. Real Madrid

Me 674.6 milionë euro,mund të ndodhet pas rivalëve të Barcelonës në kampionat por padyshim është para tyre në aspektin financiar. Kjo falë rritjes së të ardhurave nga reklamat dhe aktivitetet e tjera komerciale që ka klubi.

  1. Manchester United

Me 676.3 milionë euro, Manchester dominon këtë klasifikim special të më të pasurve për të dytin vit rradhazi dhe për të dhjetën herë që kur ka filluar procesi i analizimit të të ardhurave për klubet. Deloitte shprehet se faktori përcaktues për arritjen këtë vit, ka qënë fitimi i Europa League, në finalen e luajtur ne Stokholmit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0