Dëgjoni muzikë ndërkohë që punoni ose studioni? Ja çfarë i ndodh trurit tuaj gjatë kësaj kohe... - Business Magazine Albania

Dëgjoni muzikë ndërkohë që punoni ose studioni? Ja çfarë i ndodh trurit tuaj gjatë kësaj kohe…


Muzika ka pasuruar jetën personale të njerëzve që nga fillimi i jetës, por shkencëtarët sot kanë zbuluar se si muzika mund të pasurojë gjithashtu jetën tuaj profesionale.

Kur zyra është pothuajse e mbushur me njerëz dhe zhurmë, muzika mund të të japë një lehtësim shumë të nevojshëm në punë. Por para se të shtypni Play, hidhini një sy momenteve kur meloditë tuaja të preferuara do të jenë më të dobishme për ju dhe trurin tuaj.

Gjatë studimit = Stop music (Ndalojeni muzikën)
Studimi i kërkon trurit tuaj të analizojë dhe të kujtojë udhëzime dhe fakte. Për shkak të “multitasking”, truri mund të interpretojnë këto udhëzime dhe fakte në mënyrë të parregullt ose do të bëjë gabime në lidhje me atë se çfarë është e rëndësishme mjaftueshëm për t’u ruajtur.

Kështu, nëqoftëse ju keni për të mësuar diçka në punë, është më mirë që t’a fikni muzikën tuaj, veçanërisht nëse jeni duke mësuar gojarisht ose duke lexuar dhe muzika ka tekst.

Zhurmë = Play music (Dëgjoni muzikë)
Nëse hapësira e punës tuaj është e zhurmshme, truri do të përpiqet të trajtojë të gjitha pjesët e veçanta të të dhënave në zhurmë. I gjithë ky përpunim i të dhënave merr energji që ndryshe mund të përdoret për t’u përqëndruar në punën tuaj. Ai gjithashtu rrit nivelet e kortizolit, hormonit të stresit dhe ul nivelet e dopamine. Këto ndryshime hormonale mund të ndikojnë negativisht në trurin tuaj, duke penguar funksionin ekzekutiv. Kështu, produktiviteti mund të ulet, edhe nëqoftëse bërja e detyrave tuaja nuk kërkon që ju të mësoni. Në këtë skenar, duke dëgjuar muzikë në fakt mund të ndihmojë, sepse ajo bllokon të dhënat e tjera të tepërta që do ju shpërqëndrojnë.

Punë e përsëritur = Play music (Dëgjoni muzikë)
Studime të ndryshme kanë treguar se, në përgjithësi, njerëzit që dëgjojnë muzikë, ndërkohë që punojnë në detyra të përsëritura performojnë më shpejt dhe bëjnë më pak gabime. Këto rezultate ndodhin sepse muzika që ju pëlqen shkakton çlirimin e hormoneve të tilla si dopamine, serotonin dhe norepinephrine, të cilat ndihmojnë që të ndiheni të relaksuar dhe të lumtur dhe për këtë arsye, të përqëndroheni më mirë. Kjo është e vërtetë edhe kur puna që ju jeni duke bërë është komplekse – kirurgët në mënyrë rutinore dëgjojnë muzikë në sallën e operacionit në mënyrë të veçantë, sepse ajo heq stresin që mund të çrregullojë fokusin dhe performancën e tyre. Një humor i përmirësuar nga muzika ndikon gjithashtu se si ju ndërveproni me bashkëpunëtorët tuaj. Nëqoftëse ju ndiheni më mirë, ju zakonisht jeni më të respektueshëm, të durueshëm dhe bashkëpunues, e cila mund të çojë në një punë në grup më të mirë.

Muzikë e re = Stop music (Mos dëgjo muzikë)
Kur ju dëgjoni një muzikë që është e re për ju, veprimtaria përfshin një element të papritur apo një risi. Trupi juaj liron dopamine në përgjigje të këtij “risie”, duke shkaktuar që ju të ndiheni të kënaqur. Kjo do të bëjë që muzika që po dëgjoni të bëhët më tërheqëse se çfarëdo detyre tjetër që ju jeni duke u përpjekur të bëni, duke tërhequr vëmendjen dhe fokusin tuaj nga puna.

MBANI MEND
Muzika mund të bëjë një ndryshim të madh në ditën tuaj të punës. Ndihuni të lirë për të ngritur volumin, nëse zhurma në zyrë ju ka bërë të punoni si një “kërmill” apo keni diçka rutinë për të bërë. Së fundmi, nëse keni diçka për të mësuar dëgjoni muzikë para se të filloni, që të relaksoheni dhe të keni përqëndrimin maksimal.

Burimi: inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0