Deficiti i skemës së pensioneve rrezikon buxhetin. Guvernatori Sejko: “Vendosni tavan për kontratat PPP” - Business Magazine Albania

Deficiti i skemës së pensioneve rrezikon buxhetin. Guvernatori Sejko: “Vendosni tavan për kontratat PPP”

Thellimi i deficitit të skemës së pensioneve po vë në vështirësi buxhetin e shtetit, që po rrit gjithnjë e më shumë financimet për këtë zë teksa numri i kontribuuesve vazhdon të ulet.

Është ky shqetësimi që Banka e Shqipërisë ngriti në opinionin e saj për projketbuxhetin 2022, ku bëri apel për rishikim të vazhdueshëm të skemës, ku sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit numri mesatar i kontribuesve për sigurimet shoqërore rezultoi në 642.4 mijë në vitin 2020, duke u ulur me mbi 17.7 mijë në raport me 2019-ën.

Edhe KLSH në raportin e saj ka vërejtur se fondi rezervë nuk është menaxhuar me eficiencë nga Instituti i Sigurimeve shoqërore.

“Skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore vijojnë të përbëjnë një barrë të ndjeshme për financat e shtetit. Në këtë kontekst, duke pasur parasysh dhe trendet e pafavorshme demografike, Banka e Shqipërisë sugjeron rishikimin periodik të skemës së pensioneve, atë të sigurimeve shëndetësore dhe skemat e tjera të sigurimeve sociale, me synim ruajtjen e këtyre skemave në trajektore të qëndrueshme dhe të përballueshme për buxhetin e shtetit.”

Lexo edhe: Guvernatori Sejko gjatë mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH: Pritet që vala aktuale e rritjes së çmimeve të jetë kalimtare

Ndër të tjera, guvernatori Sejko i kërkoi qeverisë vendosjen e vlerave tavan afatgjatë për kontratat koncesionare si dhe forcim të kontrollit ndaj tyre.

“Banka e Shqipërisë sugjeron përfshirjen e tavaneve ligjore afatgjata mbi vlerën e përgjithshme të kontraktuar të PPP-ve. Ky rregullim do të ishte një element plotësues i kontrollit të nivelit të rrezikut potencial që PPP-të mund të kenë mbi shëndetin e financave publike. integrimin e procesit të kontraktimit dhe përzgjedhjes së PPP-ve me programin strategjik të investimeve përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve profesionale të njësive që administrojnë vlerësimin, kontraktimin dhe monitorimin e këtyre projekteve.”  – u shpreh guvernatori.

Teksa e ka cilësuar realist projektbuxhetin 2022, guvernatori i bankës qendrore Gent Sejko përsëriti thirrjen për shpërndarje më të mirë kohore të shpenzimeve buxhetore, e jo duke i përqendruar ato vetëm në tremujorin e katërt, siç Financat bëjnë zakonisht përmes akteve normative.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0