DayTwo, aplikacioni që kontrollon gliceminë dhe rekomandon dietën personale

DayTwo, aplikacioni që kontrollon gliceminë dhe rekomandon dietën personale


Një aplikacion i ri mund të përdoret nga personat me diabet dhe nga ata që kanë nevojë për zgjedhjen e një diete individuale ushqimore.

Falë aplikacionit të zhvilluar nga një biznes startup, është e mundur të ruani nivelet normale të sheqerit në gjak dhe të bëni zgjedhje të shëndetshme dhe të përshtatshme ushqyese.

Aplikacioni mund të përdoret nga njerëzit me diabet, nga njerëz të shëndetshëm dhe nga atletët që kanë nevojë për zgjedhje individuale dhe ushqimore.

Aplikacioni me emrin “DayTwo”, ofron rekomandime të personalizuara dietike dhe ushqyese duke analizuar ADN-në e mikroorganizmave të zorrëve të një individi.

Ju mund të lexoni edhe: DreamLab, aplikacioni nga Vodafone që ju ndihmon të luftoni kancerin

Teknologjia që qëndron prapa aplikacionit është bazuar në një studim, i quajtur Projekti i Ushqyerjes Personale, i cili zgjati pesë vjet dhe u krye nga prof. Eran Segal dhe nga prof. Eran Elinav në Weizmann Institute of Science.

Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën Cell.

Marrë nga Izraelisot.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0