Dashuri në zyrë? - Business Magazine Albania

Dashuri në zyrë?


Kupidi i dashurisë nuk gjen shumë rehati midis tavolinave të punës dhe në përgjithesi në vendin e punës. Shigjetat e tij të dashurisë, në qoftë se lëshohen drejt një kolegu, mund të dëmtojnë karrierën.

Sipas një sondazhi global, në fakt, 58% e punonjësve mendojnë se të kesh një lidhje me një koleg punë mund të jetë e dëmshme në aspektin profesional, edhe pse një pjesë e romantikëve do e pranonin nëse do të kishte një atraksion të vërtetë.

Anketa është kryer me mbi 5,100 perdorues te faqes Monster, lider boteror i punesimit online. Sondazhi u zhvillua nepermjet pyetjes vijuese me disa zgjedhje: “A mendoni se te frekuentosh nje koleg pune mund te demtoje perspektivat e karrieres tuaj dhe a deshiron ta besh kete?” Pothuajse gjashte nga dhjete punonjes e konsiderojne te rrezikshme ne terma te ngritjes profesionale nje marredhenie me nje koleg pune, por 19% u shprehen te gatshem per te rrezikuar dhe per te filluar nje marredhenie me koleg ne çdo rast, veçanerisht ne qofte se ka nje terheqje reciproke. Nderkohe 27% e te intervistuarve, u shprehen te gatshem te marrin ne konsiderate mundesine e te frekuentuarit nje koleg pune, duke konsideruar qe zgjedhja nuk do te kete asnje peshe ne zhvillimin e karrieres se tyre. Se fundi, 15% u shprehen se “Kjo nuk eshte e demshme, por do nuk do dilnin kurre me nje koleg pune”.

“Implikimet qe lidhen me frekuentimin e nje kolegu pune duhen vleresuar sipas rastit. Te kuptosh plotesisht politikat e nje shoqerie dhe politiken e saj ne lidhje me kete lloj sjellje eshte shume e rendesishme,” shprehet Mary Ellen Slayter, eksperte e Keshillave te Karrieres e faqes Monster.

Ekspertet, ne rastin kur shperthen pasioni per nje koleg pune, rekomandojne qe te behet kujdes. Nje faktor i rendesishem per t’u marre parasysh jane vitet e punes ne ate vend pune dhe rolet reciproke qe te dy kane ne kompani. ” Lidhjet midis punonjesve ne te njejten kompani, kur njeri prej te dyve punon per tjetrin, ose eshte ne nje pozicion pune ne vartesi, mund te behen shkas per shume diskutime dhe madje ne shume kompani eshte e ndaluar.

“Rreziku eshte qe te humbasesh nje pune te mire per nje hallakatje, por ekspertet shtojne, qe ne qofte se shperthen nje lidhje shume e veçante, atehere ja vlen barra qirane per te konsideruar opsionet te tjera per te bere karriere. Te gjesh nje pune te re eshte e mundur, ndersa dashurine e vertete eshte veshtire ta gjesh.Duke i shperndare te dhenat sipas faktorit gjeografik, del qe amerikanet jane ata qe kundershtojne me ngulm miksimin pune dhe dashuri; me shume se gjysma (52 %) mendojne se marredheniet mes kolegeve jane te demshme dhe nuk jane te gatshem te marrin ne konsiderate idene e te frekuentuarit nje koleg.

E kunderta ndodh me francezet qe konfirmohen si me romantiket: 72% e tyre mendon se dashuria dhe puna eshte nje marredhenie e rrezikshme, por zemra nuk komandohet, dhe per kete arsye, ne rast terheqje reciproke, nuk do i kushtonin vemendje frikes per karrieren profesionale.

Indianet jane shume me te kujdesshem, vetem 9% do te krijonin nje marredhenie me nje koleg pune.
Ne pergjithesi, shkruan Anabel, te anketuarit nga vendet evropiane jane me te qete: 35% besojne se marredheniet dashurore ne zyre jane te pademshme. Vetem 24 % ka dyshime dhe nuk do ta merrnin ne konsiderate nje lidhje te tille.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0