Danimarka planifikon të ndalojë rrjetet sociale për të miturit nën moshën 15 vjeç - Business Magazine Albania

Danimarka planifikon të ndalojë rrjetet sociale për të miturit nën moshën 15 vjeç

Danimarka planifikon të ndalojë rrjetet sociale për të miturit nën moshën 15 vjeç

Danimarka do të ndërmarrë një hap të ri drastik për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi i rrjeteve sociale. Kryeministrja Mette Frederiksen njoftoi të martën se qeveria do të propozojë një ligj që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç, duke deklaruar se platformat “po ua vjedhin fëmijëve fëmijërinë”.

Duke folur në hapjen e sesionit të ri parlamentar, Frederiksen tha se prindërit do të kenë mundësi të japin pëlqimin për përdorim të kufizuar të rrjeteve sociale që nga mosha 13 vjeç. “Ne kemi thënë po ndaj telefonave në jetën e fëmijëve tanë me synimin më të mirë, që të mund të telefonojnë në shtëpi apo të komunikojnë me miqtë e tyre,” deklaroi ajo. “Por realiteti është që kemi lëshuar një përbindësh. Asnjëherë më parë kaq shumë fëmijë e të rinj nuk kanë vuajtur nga ankthi dhe depresioni.” Frederiksen theksoi se shumë fëmijë po përballen me vështirësi në lexim e përqendrim, ndërsa të tjerë “shohin gjëra që nuk duhet t’i shohin” online. Ajo përmendi edhe të dhëna shqetësuese sipas të cilave 60% e djemve të moshës 11–19 vjeç nuk takojnë asnjë mik gjatë kohës së lirë për një javë të tërë, duke pyetur retorikisht: “A do të ishte ky numër kaq i lartë po të mos ishte për shkak të smartphone-it?” “Telefonat dhe rrjetet sociale po ua vjedhin fëmijëve tanë fëmijërinë,” shtoi kryeministrja daneze, duke theksuar se ligji i ri “do të thotë që ne do të kujdesemi më mirë për fëmijët tanë këtu në Danimarkë”.

Lexo edhe: Google kufizon politikën “Work from Anywhere” të nisur gjatë pandemisë

Ky propozim vjen pas vendimit të parlamentit danez në fund të shtatorit për të ndaluar përdorimin e celularëve në shkollat fillore dhe në programet pas mësimit, një rekomandim i bërë nga Komisioni për Mirëqenie i ngritur nga vetë Frederiksen në vitin 2023. Danimarka i bashkohet kështu një sërë vendesh që po marrin masa për të kufizuar aksesin e fëmijëve në telefonat inteligjentë dhe platformat sociale. Në nëntor të vitit të kaluar, Australia miratoi një ligj të parë në botë që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç, duke kërkuar që kompanitë teknologjike të marrin “masa të arsyeshme” për të penguar përdoruesit nën moshë, përndryshe rrezikojnë gjoba deri në 50 milionë dollarë australianë (rreth 33 milionë dollarë amerikanë).
Megjithatë, platformat si TikTok kundërshtuan nismën, duke e promovuar veten si mjete edukative, ndërsa të tjera pretenduan se tashmë kanë masa mbrojtëse për fëmijët. Edhe Norvegjia po ndjek shembullin e ngjashëm: kryeministri Jonas Gahr Støre ka propozuar një ndalim për përdoruesit nën 15 vjeç dhe qeveria norvegjeze ka nisur konsultimet publike për ligjin e ri që në qershor.

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0