Danimarka në kërkim të emigrantëve për të plotësuar vendet vakante të punës

Danimarka në kërkim të emigrantëve për të plotësuar vendet vakante të punës


Paratë janë sigurisht një nga ato gjëra që e bëjnë një njeri të lumtur, por jo më e rëndësishmja.

Sipas institutit që ka krijuar indeksin e vendeve më të mira në botë për të jetuar, tek lumturia ndikon aksesi në internet, strehimi i lirë, siguracionet shëndetësore dhe liria e shprehjes.

Danimarka është pikërisht shteti më i mirë në botë për të jetuar, por jo gjithçka do të vijojë të shkojë vaj nëse danezët nuk do t’i përgjigjen një sfide në veçanti.

Sipas ministrit të financave të vendit, Kristian Jensen, Danimarka nuk po arrin të bindë dot profesionistë të kualifikuar që të japin kontributin e tyre në një ekonomi që tashmë përballet me mungesa në forcë pune.

Sipas ministrit, pjesë e problemit është perceptimi i gabuar se Danimarka është bërë më pak mikëpritëse ndaj të huajve. Mediat lokale kanë dhënë plot shembuj të ligjeve strikte të emigracionit.

“Është një synim i qartë i qeverisë të tërheqë punëtorë të specializuar në Danimarkë”, thotë Jensen.

Por përpjekjet e vendit për të komunikuar politikat emigruese botës së jashtme nuk kanë funksionuar gjithmonë. Shembull konkret është ligji famëkeq i bizhuterive, i cili lejon autoritetet e emigracionit të konfiskojnë mallra me vlerë nga azilkërkuesit.

Gjatë 16 viteve të fundit, Partia Liberale ka shtrënguar rregullat e emigracionit duke hequr edhe ndihmën ekonomike për azilkërkuesit, si edhe duke e bërë më të vështirë marrjen e shtetësisë daneze.

Por pa të huajt, Danimarka do të hasë shumë vështirësi për të zgjidhur mungesat në forcën e punës. Danezët duket se nuk janë të motivuar nga shkurtimi i taksave, çka normalisht do të shërbente si nxitës për rritjen ekonomike.

“Ne mund të rrisnim lehtë pjesëmarrjen në forcën e punës duke ulur disa taksa, por nuk ka oreks votuesish për politika të tilla. Danimarka është e çuditshme në aspektin që shkurtimet e taksave nuk janë popullore”, thotë ministri Kristian Jensen.

/ScanTv

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0