Crowdfunding, mundësi dhe sfidë për startup-in tuaj

Crowdfunding, mundësi dhe sfidë për startup-in tuaj


E marta konsiderohet si dita më e mirë për të nisur një fushatë Crowdfunding, dhe pikërisht në këtë ditë Festivali i Inovacionit mundësoi trajnimin e rradhës për startup-et që i janë bashkuar festivalit.

Çfarë është Crowdfunding?! Është procesi i financimit të një projekti të caktuar nga sa më shumë njerëz të jetë e mundur në një kohë të caktuar, qoftë për një ide biznesi apo kauzë bamirësie.

Por, për këtë strategji na shpjegoi më shumë Jes Baily, drejtuesja e trajnimit.

Jes Baily është një specialiste e crowdfunding dhe themeluese e “Crowdfund 360”, kompani konsulence me qendër në Londër që ndihmon startup-et dhe sipërmarrjet sociale të sjellin në jetë projektet e tyre.

Shqipëria numëron 232 fushata crowdfunding që nga viti 2010 ku vetëm 4 prej tyre kanë qenë të suksesshme. Shumica e tyre kanë qenë fushata bamirësie ose personale. “Startup-et shqiptare janë në hapat e tyre të parë përsa i përket financimit me fushata online,” thotë Baily.

“Një nga fushatat më të mira shqiptare ka qenë ajo e Dentem, edhe pse fatkeqësisht nuk e arritën objektivin e caktuar, ” shton ajo, “por të paktën provuan.”

Gjatë trajnimit u fol për sekretet që e bëjnë të suksesshme një fushatë online, e një prej tyre është fakti që duhet të bëjmë kujdes me çfarë prezantojmë. Është më e lehtë të kërkosh financim për një produkt tëndin sesa një software, më pas detajet e prezantimit janë ato që bëjnë diferencën nga një fushatë tek tjetra.

Lexoni: Festivali i Inovacionit, përgatit kompanitë shqiptare si të tërheqin investitorë potencialë

Por çfarë e bën të suksesshëm një startup? “Pasioni!,” kështu përgjigjet Baily, “Duhet të keni pasion dhe rrjedhimisht dedikim për të ngritur një startup, këto janë primare.” Sigurohuni që startup-i juaj zgjidh një problem të caktuar dhe të ketë një ekip dinamikë, asnjë person i vetëm nuk mund të drejtojë një kompani të suksesshme.

Evente të tilla, e bëjnë botë e biznesit të duket më e lehtë dhe një kohësisht më të nevojshme, por për këtë nevojiten profesionistë. Festivali i Inovacionit 2018 ka bërë bashkë aktorë të ndryshëm të skenës inovative të rajonit, duke i dhënë të njëjtin fokus si kompanive të sapo krijuara (startups) ashtu edhe kompanive dhe korporatave lider në vend me ndihmën e TOK / Digital Agency.

“Ishte sfidë edhe kënaqësi që TOK / Digital Agency të konceptonte identitetin e festivalit të parë të inovacionit në Shqipëri.” thotë Erind Aliçkolli, Partner Menaxhues në TOK. “Jemi munduar të krijojmë një hapësirë fizike ku kompanitë të kenë mundësinë të prezantojnë ose demonstrojnë produktet dhe shërbimet inovative të tyre.”

Identiteti vizual dhe konceptual i Innovation Festival Tirana 2018 është shoqëruar me një fushatë informimi dhe marketingu në terren dhe në rrjete sociale me një design të thjeshtë.

“Fokusi  kryesor ishte të përcillnim një informacion sa më të detajuar tek pjesmarrësi, por edhe tek publiku,” tregon për BusinessMag z. Aliçkolli.

Innovation Festival Tirana 2018 vjen si një platformë e shumfishtë ku bëhen bashkë workshop edukative, takime B2B, prezantime të kompanive dhe mundësi financimi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0