Që prej javës së ardhshme, pacientët e prekur nga Coronavirus në Portugali, do të kenë mundësi të trajtohen falas në hotelet e futbollistit, që tashmë do të marrin formën e spitaleve.
Edhe në faqen zyrtare të ekipit ku ai luan, Juventus, shkruhet se Cristiano Ronaldo ka vendosur t’i kthejë hotelet që ka në pronësi, në spitale për të ndihmuar në luftën kundër Coronavirus. Ai dëshiron të ndihmojë njerëzit, që po vuajnë nga shpërthimi i virusit.
Cristiano Ronaldo e mori këtë vendim pasi shoku i tij i skuadrës, Daniele Rugani rezultoi pozitiv ndaj testit të Coronavirus.
E përditshmja spanjolle Marca tha se ish-heroi i Real Madridit do të konvertojë markën CR7 të hoteleve në spitale për të kountribuar kundër pandemisë globale.
Gjatë fundjavës, Ronaldo shprehu shqetësimin e tij për përhapjen e koronavirusit dhe u bëri thirrje njerëzve që të ndiqnin këshillat e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).
“Bota po kalon një moment shumë të vështirë, i cili kërkon kujdes dhe vëmendje maksimale nga të gjithë ne. Unë po ju flas sot jo si lojtar futbolli, por si një djalë, baba, një qenie njerëzore e shqetësuar me zhvillimet e fundit që po prekin tërë botën”, është shprehur futbollisti, në faqen e tij zyrtare në Instagram.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.