Kombet e Bashkuara, në një raport të botuar së fundi, paralajmëruan se krizat globale si, pandemia e Covid-19, përkeqësimi i ndryshimeve klimatike dhe lufta në Ukrainë kanë filluar të ndryshojnë përparimin njerëzor në arsim, në jetëgjatësi dhe standarde të jetesës në mbarë botën. Ky ndalim i progresit ka ndodhur dy vitet e fundit. Dhe, sipas raportit pak shenja përmirësimi duken në horizont.
Krizat e pashembullta të njëpasnjëshme gjatë dy viteve të fundit, kryesisht pandemia Covid-19, e kanë rikthyer përparimin njerëzor pesë vjet mbrapa, thuhet në raportin e bërë nga Programi i OKB-së për Zhvillim (UNDP). Tashmë, kjo është një çështje mbarë globale, theksoi UNDP, me 9-të nga 10-të vende që kanë rënie në Indeksin e Zhvillimit Njerëzor të OKB-së –në një masë të gjerë duke filluar renie të standardeve të jetesës, niveleve arsimore dhe jetëgjatësisë krahas faktorëve ekonomikë si PBB-ja, gjatë dy viteve të fundit.
Indeksi ra globalisht në vitin 2020 dhe 2021, tha UNDP, duke shënuar herën e parë që vlera ka rënë për dy vjet rresht, që kur organizata e lançoi atë më shumë se 30 vjet më parë.
Lexo: Ky aplikacion thuhet se mund të zbulojë COVID-19 në zërat e njerëzve
Në përgjithësi, dy vitet e fundit kanë fshirë pesë vjet përparim dhe e kanë kthyer zhvillimin njerëzor përsëri në nivelet e vitit 2016, tha UNDP. Amerika Latine, Karaibet, Afrika Sub-Sahariane dhe Azia Jugore janë goditur veçanërisht rëndë, tha UNDP, duke paralajmëruar se ndërsa disa vende kanë filluar të rimëkëmben, përparimi është i pabarabartë dhe kriza është ende duke u thelluar për shumë kombe. Zvicra, Norvegjia dhe Islanda mbajnë vendet e para në Indeks këtë vit – SHBA mban vendin e 21-të – dhe Nigeri, Çadi dhe Sudani i Jugut janë në fund.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.