COVID-19,16 të infektuar, shkon në 259 numri total i të prekurve

COVID-19,16 të infektuar, shkon në 259 numri total i të prekurve


16 persona të prekur me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 259 të infektuar.

Dy pacientë 69 dhe 77 vjeç me Covid-19 ndërruan jetë në Spitalin Infektiv mbrëmjen e 31 marsit, të dy me sëmundje shoqëruese. Në total numri i viktimave ka arritur 15. Mosha mesatare e të gjithë viktimave është 66 vjeç.

Në informimin e përditshëm nga ISHP, Silva Bino njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19, në 24 orë është zgjeruar. Mosha mesatare e personave të prekur është 50 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1823 persona, ku:

– 259 persona janë të prekur nga koronavirusi,

– 67 janë shëruar,

– 15 kanë vdekur,

– 79 persona janë të shtruar në spital,

– 7 prej tyre janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar.

Përhapja e koronavirusit deri më 1 prill është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 129 persona;

— Në Durrës: 26 persona;

— Në Fier:  23 persona;

— Në Lushnjë: 4 persona;

— Në Elbasan:  5 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë: 4 persona;

— Në Korçë: 15 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 8 persona;

— Në Lezhë: 5 persona;

— Në Has: 2 persona;

— Në Berat: 1 person;

— Në Krujë: 5 persona;

— Në Tropojë: 5 persona;

— Në Pukë: 3 persona;

— Në Mirditë: 2 persona.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0