COVID-19, Ulet numri i të infektuarve, 6 të prekur në 24 orë

COVID-19, Ulet numri i të infektuarve, 6 të prekur në 24 orë


6 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 383 të infektuar.

Një pacient, me sëmundje të tjera shoqëruese, humbi jetën në 24 orët e fundit.

Ndërsa 15 pacientë u shëruan dhe kanë dalë nga spitali.

Në informimin e përditshëm nga Ministria e Shëndetësisë, Silva Bino, njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Korçë dhe Elbasan.

Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona, ndërsa në total janë testuar 2753 raste, dhe janë konfirmuar:

– 383 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 131 janë shëruar,
– 22 kanë vdekur,
– 67 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 5 prej tyre janë në terapi intensive,
– 7 persona janë të shtruar në Sanatorium, 6 prej të cilëve në gjendje të rënduar, 3 pacientë janë të intubuar.

Në total në të dy spitalet janë 73 persona janë të shtruar.

Përhapja e koronavirusit deri më 7 prill është sipas këtyre qyteteve:

— Në Tiranë: 181 persona;

— Në Durrës: 38 persona;

— Në Fier: 26 persona;

— Në Lushnje: 5 persona;

— Në Elbasan: 11 persona;

— Në Rrogozhinë: 4 persona;

— Në Kavajë: 8 persona;

— Në Korçë: 17 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 44 persona;

— Në Lezhë: 14 persona;

— Në Has: 12 persona;

— Në Berat: 2 persona;

— Në Krujë: 5 persona;

— Në Tropojë: 4 persona;

— Në Pukë: 4 persona;

— Në Mirditë: 3 persona.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0