COVID-19, Shtyhet Samiti i Zagrebit për Ballkanin Perëndimor 

COVID-19, Shtyhet Samiti i Zagrebit për Ballkanin Perëndimor 


Samiti i Zagrebit për Ballkanin Perëndimor do të shtyhet për një afat të pacaktuar, si pasojë e masave kundër Covid-19. Vendimin për shtyrjen e samitit, të planifikuar fillimisht më 7 maj, e ka marrë Kryesia Kroate e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Data e re do të vendoset pas bisedimeve me Këshillin Europian. Në rast se deri në qershor, zhvillimi i samitit në Zagreb do të jetë i pamundur, atëherë ai do të zhvillohet në mënyrë virtuale deri në fund të presidencës kroate, më 30 qershor.

Samiti i Ballkanit Perëndimor në Zagreb është planifikuar si një nga ngjarjet kryesore të Presidencës Kroate, me qëllim mbledhjen e liderëve të BE-së dhe rajonit për herë të parë që nga Samiti i Sofjes në maj 2018.

Në këtë samit marrin pjesë liderët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut e Bosnje-Hercegovinës dhe drejtuesit e institucioneve të BE-së.

Samiti supozohet të shërbejë si fillimi i takimeve të rregullta midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe do të vijojnë të takohen të paktën një herë në vit.

Një tjetër qëllim i presidencën kroate ishte hapja e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, e cila u arrit.

Pas Kroacisë, më 1 korrik 2020, presidencën e Këshillit Europian e merr Gjermania.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0